Rep-artisti i njohur shqiptar, Agon Amiga, është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një mungese të gjatë në muzikë.
“Hala i 3nt” titullohet kënga e tij më e re, e cila vjen thuajse dy dekada pas hitit të tij të padiskutueshëm “Ai është i 3nt” kur si pjesë e grupit Tingulli 3nt e sollën këtë këngë në atë kohë në bashkëpunim me këngëtaren Fatime Kosumi (e njohur tanimë si Andrra).
Agon Amiga në një intervistë për Telegrafin, flet për rikthimin e tij në muzikë, planet për të ardhmen dhe thashethemet e shumë diskutuara për labelin ‘BabaStars’.
Telegrafi: Agon, jeni rikthyer në muzikë pas një periudhe relativisht të gjatë në sjelljen e projekteve solo. Pse kjo distancë?
Agon Amiga: Po e vërtetë, pak distancë nga kënga ime e fundit, isha i fokusuar pak më shumë në familje dhe e kam parë të nevojshme një pauzë.
Telegrafi: “Hala i 3nt” titullohet kënga juaj e re. Na flisni pak më në detaje rreth saj dhe pse vendosët ta titullonit kështu?
Agon Amiga: Po “Hala i 3nt” titullohet projekti im më i fundit muzikor. Ideja për realizimin e tij ka lindur spontanisht, në fillim refreni ishte pak i ngjashëm me këngën “i 3nt” por me kohë është ndërruar edhe titullin vendosa t’ia lë “Hala i 3nt” në memorie të refrenit të famshëm “Ai është i 3nt”.
Telegrafi: Kur ktheheni në kohë, kënga “Ai është i 3nt” ka qenë një hit i juaji që ju ka ngritur lart në karrierë bashkë me grupin tuaj. Çfarë mendoni sot kur shikoni atë projekt muzikor?
Agon Amiga: “Ai është i 3nt”, e vërtetë që ishte super këngë për në atë kohë dhe besoj që hala dëgjohet. Nuk ishte veç këngë sezonale po një send që ka bërë revolucion në hip-hop, edhe klipi ka qenë pak më ndryshe, po ashtu edhe bashkëpunimi mes Tingulli 3nt dhe Fatime Kosumit.
Telegrafi: Çka presim nga ju në vazhdim. Do të jeni më aktiv në sjelljen e këngëve të reja tash e tutje?
Agon Amiga: ‘Amiga is back’ (Amiga është kthyer). Besoj që më ka bërë mirë pauza dhe shpresoj për një rikthim të fuqishëm me plot befasi për fansat.
Telegrafi: Lidhur me labelin ‘BabaStars’ ka pasur reagime të shumta nga ish-anëtarët e labelit. A keni ju ndonjë koment lidhur me këtë?
Agon Amiga: Ka pasur reagime po s’është që i kam dëgjuar shumë me thënë të drejtën. Krejt çfarë dua të them është që ‘BabaStars’ është brend dhe do të mbetet i tillë për shumë gjatë.
Telegrafi: Në disa pyetje dhe komente që kanë qarkulluar rreth këngës suaj të re, shumë prej tyre e kanë parë si ‘diss’ ndaj ‘BabaStars’. Sa ka të vërtetë këtu?
Agon Amiga: Jo, këtu nuk ka asgjë të vërtetë. “Hala i 3nt” nuk është ‘diss’ ndaj askujt. Është kënga ime e re, e përgatitur enkas për fansat pas rikthimit, për të treguar që jam ‘hala këtu’ dhe ‘hala i 3nt’.
Telegrafi: Ju jeni një nga reperët më të kahmotshëm në estradë. Si po e shihni tash skenën e muzikës hip-hop?
Agon Amiga: Estrada duket se po ecë mirë, po sjellin hip-hop dhe po ecin me kohën shumica e artistëve. Ka edhe artistë të rinj të cilët edhe i kam mbështetur shumicën e kohës dhe gjithsecilit i uroj suksese në karrierë.
Telegrafi: Përveç muzikës, me çfarë tjetër është i angazhuar Agoni, cila është përditshmëria juaj?
Agon Amiga: Për momentin jam i fokusuar vetëm në muzikë me disa projekte te reja. Disa këngë janë të finalizuara, e disa të tjera jam duke i punuar. Besoi shumë shpejt do të ketë lajme te reja nga Amiga.
Telegrafi: Thënia juaj e jetës?
Agon Amiga: Nuk është se kam ndonjë të caktuar, por mund të cek një që më pëlqen shumë, e thënë nga Dalai Lama – “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të bërë ndryshim, provoni të flini me një mushkonjë”.
Telegrafi: Agon, faleminderit shumë për intervistën. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?
Agon Amiga: Mesazhi im për lexuesit është që të vazhdoni hala ta lexoni Telegrafit, sepse jeni më të mirët! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkurta Haxhiu: Asgjë nuk mund ta evitojë atë që fati të ka përcaktuar
Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së: Intervistë me shkas e me shkak
Shkencëtarja Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj për çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” në Graz: Shkencën dhe mjekësinë i ndjej në shpirt
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'