LAJMI I FUNDIT:

Nga Messi dhe Ronaldo te Raul – Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga

Nga Messi dhe Ronaldo te Raul – Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga

Mediumi i njohur Goal.com ka përpiluar një listë me 10 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga, ky kryesues i listës së realizatorëve është ylli argjentinas, Lionel Messi, i pasuar nga rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo.

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi u largua pas 17 vitesh ga La Liga si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ai iu bashkua Paris Saint-Germain në një transferim të lirë në verën e 2021.

Ish-ylli i Barcelonës shënoi 474 gola në 520 ndeshje në La Liga në 17 vitet e tij para se të largohej nga Spanja për t’u bashkuar me gjigantët e Ligue 1, PSG.


Përveçse është golashënuesi më i mirë në La Liga, argjentinasi është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës me 670 gola në 778 ndeshje në të gjitha garat.

Messi pasohet nga rivali i tij dhe ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 311 gola në 292 ndeshje.

Koha e Ronaldos në Spanjë zgjati për nëntë sezone nga 2009 deri në 2018, ku ai fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës përpara se të transferohej në Itali për t’iu bashkuar gjigantëve të Serie A, Juventus në 2018.

Përveç Messit dhe Ronaldos, lojtarë si legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez dhe ai i Atheltic Bilbaos, Telmo Zarra, shfaqen në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga.

Nga lojtarët aktual në listë gjendet vetëm Karim Benzema, i cili zë pozitën e pestë me 233 gola nga 434 ndeshje në La Liga.

Cilët janë 10 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori