Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani u bë më e njohur për publikun kur mori pjesë në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.
Që kur përfundoi formati i BBVA 1, Beniada është bërë pjesë e programeve të ndryshme televizive si moderatorë.
Megjithatë, së fundmi modelja ishte e ftuar si mysafire në emocionin “Wake Up” ku foli rreth shumë gjërave nga jeta dhe puna e saj.
Por, Beniada u pyet edhe lidhjen e çiftit të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, e cila tha se ata nuk e kishin të lehtë që brenda të ishin bashkë dhe se ajo nuk do të mund ta bënte këtë kurrë.
“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë edhe sikletin që të rrish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, Kiara është një karakter pak më i ftohtë. Duket më e ftohtë, por për mua është nga ato karakteret që sa të dalë Luizi do jetë flakë fare Kiara”, u shpreh Beniada.
Ndërkohë, modelja foli edhe për shoqërinë e saj me një prej banoreve më të reja të shtëpisë së famshme, Jori Delli dhe se e sheh rrugëtimin e saj.
“Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një kasting për një program sportiv dhe në këtë kasting na morën të dyja edhe mua edhe Jorin. Ishin shumë vajza nga Milano, pastaj unë nuk pata mundësi ta vazhdoja këtë program që quhet “Procesi Sportiv”, Jori e vazhdoi dhe i eci”, tha Beniada.
“E kam parë që shumë veta e krahasojnë me mua, Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë rep. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja. I kam thënë përpara se të hynte Jori kujdes se ta shohësh nga jashtë dhe ta përjetosh brenda për mendimin tim janë dy gjëra të ndryshme dhe e përgatita për disa raste që mund të ndodhnin”, u shpreh modelja.
Ndryshe, theksojmë që sa i përket jetës private Beniada prej muajsh përflitet për një romancë me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blertin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak