LAJMI I FUNDIT:

Cilat qytete në Evropë kanë më së shumti mot me diell dhe cilat më së shumti me borë?

Cilat qytete në Evropë kanë më së shumti mot me diell dhe cilat më së shumti me borë?

Derisa Evropa veriore përballet me një mot të ftohtë, secili nga ne mund të ëndërrojë për ditë më të ndritshme dhe më të ngrohta për t’u çlodhur.

Kështu, ata që duan të shohin diell mund të planifikojnë një “arratisje” udhëtimi në vendin me klimën më të ngrohtë.

Dhe ndonëse moti mund të jetë i paparashikueshëm, disa pjesë të kontinentit mund të jenë më të qëndrueshme me temperaturat e tyre.


Andaj, nëse planifikoni për një pushim të mirë të ngrohtë, EuroNews ka përmbledhur qytetet ku më së shumti mbretëron dielli në Evropë.

Bazuar në të dhënat e “World Weather Online”, motori i kërkimit për pushime Holidu, analizoi motin e 300 qyteteve më të populluara në Evropë nga viti 2009 deri në vitin 2021.

Qytetet me më së shumti diell në Evropë janë në Spanjë dhe Itali

Ndonëse nuk është diçka e papritur, qytetet më të ngrohta të Evropës janë në Spanjë dhe Itali. Këto dy vende dominojnë në listën e top 30-shes, që përbëhet me 12 qytetet nga Spanja dhe 11 nga Italia.

Kjo renditje pasqyron numrin mesatar të orëve me diell në muaj në çdo qytet, në vend që të krahasojë temperaturat.

Duke parë më nga afër 10 qytetet më me diell, katër prej tyre ndodhen në jug dhe juglindje të Spanjës, dhe tre janë në ishullin italian të Siçilisë.

Nëse jeni adhurues i motit me diell, këto janë rajonet për ju. Ato janë destinacione udhëtimi gjatë gjithë vitit falë klimës së tyre të butë.

Alicante, Spanjë

I gjendur në bregun juglindor të Spanjës, Alicante ka numrin më të madh të orëve me diell në Evropë.

Me një mesatare prej 349 orë dielli në muaj (një muaj mesatar ka 730 orë në total, duke përfshirë natën), është një destinacion ëndrrash për adhuruesit e diellit. Përafërsisht gjysma e ditës, çdo ditë, është me diell në Alicante.

Vija bregdetare e Costa Blanca-s ka plazhe të mrekullueshme për sportet ujore. Pas perëndimit të diellit, qyteti i vjetër shumëngjyrësh i Barrio Santa Cruz do t’ju argëtojë me rrugë të ngushta, muze, restorante dhe jetë të gjallë të natës.

Catania, Itali

Catania, në bregun lindor të Siçilisë, gëzon mesatarisht 347 orë diell në muaj, sipas EuroNews.

“Qyteti i vjetër” barok i qytetit është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke sjellë histori dhe kulturë të pasur.

Murcia, Spanjë

Me një mesatare prej 346 orë dielli në muaj, dimër të butë dhe verë të gjatë, Murcia ofron ujëra të ngrohtë gjatë gjithë vitit në bregdetin juglindor të Spanjës.

Qyteti universitar mirëpriti kohët e fundit një lidhje treni me shpejtësi të lartë me Madridin.

Malaga, Spanjë

Qyteti port i Malagës në bregun jugor të Spanjës ka mesatarisht 345 orë diell në muaj.

Vendi ofron një shumëllojshmëri të gjerë hotelesh dhe resorte për vizitorët që kërkojnë plazhe me rërë.

Messina, Itali

Messina, në Sicilinë verilindore, ka mesatarisht 345 orë diell në muaj.

Ky qytet port është një destinacion popullor për anijet turistike. Ofron shtrirje të gjata të vijës bregdetare të bukur të mbushur me plazhe dhe vende historike.

Valencia, Spanjë

Me një mesatare prej 343 orë dielli në muaj, Valencia është qyteti i gjashtë me më së shumti diell në Evropë.

Qyteti ofron plazhe të mahnitshme me kodra rëre dhe mundësi për sporte ujore.

Nice, Francë

Franca gjithashtu hyn në listën e destinacioneve të kohës me diell me qytetin Nice, që gëzon mesatarisht 342 orë diell në muaj.

I vendosur në Rivierën Franceze, Nice ofron plazhe me rërë së bashku me restorante të klasit të lartë. Është gjithashtu një qytet i famshëm për kulturën dhe arkitekturën e tij.

Las Palmas, Spanjë

I vendosur në Ishujt Kanarie të Spanjës, në brigjet veriperëndimore të Afrikës, Las Palmas është një destinacion popullor udhëtimi – dhe për arsye të mirë.

Me një mesatare prej 341 orë dielli në muaj, moti i këndshëm gjatë gjithë vitit vazhdon të tërheqë vizitorë gjatë muajve jashtë pikut.

Edhe në tetor dhe nëntor, temperatura mesatare në Las Palmas është 21 gradë.

Granada, Spanjë

Granada e Spanjës është shtëpia e Pallatit mbresëlënës Alhambra. Me një mesatare prej 341 orë dielli në muaj, qyteti andaluzian tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit.

Një mori kulturash kryqëzohen këtu dhe pasqyrohen bukur si në arkitekturë ashtu edhe në jetën e përditshme të qytetit.

Palermo, Itali

Italia ka tre qytete në top 10-she dhe të gjitha janë në ishullin e Siçilisë.

Me një mesatare prej 340 orë dielli në muaj, Palermo është një destinacion i përsosur për kërkuesit e diellit dhe entuziastët e kulturës.

Këto janë qytetet ku më së shumti bie borë në Evropë

Nëse kërkoni gjithashtu dhe qytete me klimë të freskët dhe vetëm temperaturat e ngrohta nuk janë ajo që ju kërkoni, atëherë këtu janë disa prej tyre.

Derisa qytete më të ngrohta janë më shumë në Spanjë dhe Itali, qytetet me borë janë të përhapura në më shumë vende.

Kjo renditje bazohet në numrin mesatar të ditëve me borë në muaj nga dhjetori në mars midis vitit 2009 dhe 2021.

Ka një mori qytetesh të mëdha me një mesatare prej më shumë se 15 ditësh me dëborë çdo muaj nga dhjetori deri në mars.

Kryeqyteti i Estonisë, Talini është qyteti ku bie më së shumti borë në Evropë me një mesatare prej 20.5 ditësh bore në muaj.

Në Vilnius të Lituanisë mesatarja qëndron nga 18.5 ditë bore në muaj dhe Erfurt i Gjermanisë renditet i treti me 17.3 ditë.

Këto qytete pasohen nga ai Turku i Finlandës (16.8 ditë) dhe Helsinki (16.5 ditë). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori