LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Meksikës shkaktoi një furi reagimesh pasi ndau një foto të “një kafshe misterioze” të ulur në një pemë

Presidenti i Meksikës shkaktoi një furi reagimesh pasi ndau një foto të “një kafshe misterioze” të ulur në një pemë

Presidenti i Meksikës shkaktoi një furi reagimesh në mediat sociale gjatë fundjavës pasi ndau një foto të “një kafshe misterioze” të ulur në një pemë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Andrés Manuel López Obrador shkroi të shtunën në Twitter ku edhe postoi fotografinë e një kafshe me pamje misterioze me sy të ndezur.

Ai, aty, vendosi një foto të skulpturave nga një vend arkeologjik Yucatec-Maya.


López Obrador, 69 vjeç, i cili ka më shumë se nëntë milionë ndjekës në faqen e internetit të mediave sociale, tërhoqi shpejt vëmendjen e përdoruesve që filluan ta tallnin pa mëshirë për postimin e tij.

Tweet-i u postua pak para orës 18:00 të së shtunës në mbrëmje dhe është ripërtërirë dhe pëlqyer dhjetëra-mijëra herë.

Aty, shumë prej komentuesve filluan të tallen me disa që thanë se ai po gënjen plotësisht për historinë, duke përmendur artikujt që qarkulluan dy vjet më parë me foton e një kafshe të tillë. /Telegrafi/