LAJMI I FUNDIT:

Vdes foshnja në QKUK që u lëndua në aksidentin e rëndë në Hodonoc të Kamenicës

Vdes foshnja në QKUK që u lëndua në aksidentin e rëndë në Hodonoc të Kamenicës
Foto: Ilustrim

Foshnja rreth moshës 1 vjeç sot gjatë orëve të paradites ka ndërruar jetë pas plagëve të marrë nga aksidenti i së premtes, i cili ndodhi në fshatin Hodonoc të Kamenicës, ku kishte mbetur i vdekur një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.


Sipas tij, lajmin për vdekjen e foshnjës e kanë marr në orët e para të së shtunës.

Ndërkaq, Osmani tregoi se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Foshnja rreth moshës 1 vjeç sot ka ndërruar jetë në QKUK, pas plagëve të marrë në aksidentin e së premtes në Kamenicë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmani.

Aksidenti me fatalitet në Kamenicë, në mesin e të lënduarve edhe një foshnjë gjashtë muajsh
Lexo po ashtu Aksidenti me fatalitet në Kamenicë, në mesin e të lënduarve edhe një foshnjë gjashtë muajsh

Po ashtu Osmani tha se edhe dy të lënduarit e tjerë nga ky aksident janë ende në trajtim mjekësorë në QKUK.

Ndryshe, në raportin 24 orësh ishte bërë e ditur se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident. /Telegrafi/