Përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar së fundmi një takim në Barcelonë me homologët e tyre spanjollë, në lidhje me rastin e një të riu shqiptar, i cili u soll i pajetë në vitin 2020, pa një organ, zemrën.
Sipas informacionit të shpërndarë për mediat nga Prokuroria e kryeqytetit, në këtë takim morën pjesë, Mónica Marcos, Prokurore pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sonia Canal Prokurore e çështjes, si dhe Suela Salavaci Prokurore e çështjes pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, raporton A2 CNN.
Në këtë takim të zhvilluar u kërkua një informacion më i detajuar sa i përket ecurisë së ekzekutimit letër-porosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022. Në lidhje me këtë, pala spanjolle informoi Prokuroren Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.
Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S. autoriteteve shqiptare për të kryer analizën e ADN-së
Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.
Kryerja e testit të ADN-së
Në kushte kur ekzekutimi i letër-porosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.
Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).
Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.
Ndërkohë, pala shqiptare, prokurori i çështjes, Salavaci, kërkoi informacion mbi:
Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit.
Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mos asgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët