Administrata e Biden ka ndaluar miratimin e licencave për kompanitë amerikane për të eksportuar shumicën e artikujve tek Huawei të Kinës, sipas tre personave të njohur me këtë çështje.
Huawei është përballur me kufizimet amerikane mbi eksportin e pajisjeve për rrjetin 5G dhe teknologjitë e tjera tani e disa vite, por që zyrtarët e Departamentit Amerikan të Tregtisë kanë dhënë licenca për disa firma amerikane për t’i shitur mallra dhe teknologji të caktuara kompanisë kineze. Qualcomm Inc në vitin 2020 mori lejen për t’i shitur çipa 4G të Huawei.
Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë tha se zyrtarët “vlerësojnë vazhdimisht politikat dhe rregulloret tona”, por nuk komentojnë bisedimet me kompani specifike. Huawei dhe Qualcomm nuk pranuan të komentojnë. Bloomberg dhe Financial Times raportuan më parë këtë lëvizje, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Një person në dijeni me çështjen bëri të ditur se zyrtarët amerikan po krijojnë një politikë të re formale të ndalimit të eksportit të mallrave tek Huawei që do të përfshinte artikuj nën nivelin 5G, duke përfshirë artikujt 4G, Wifi 6 dhe 7, inteligjencën artificiale dhe informatikë me performancë të lartë dhe artikujt për cloud.
Një person tjetër tha se masa pritej të pasqyronte shtrëngimin e politikës së administratës Biden ndaj Huawei gjatë vitit të kaluar. Licencat për çipat 4G që nuk mund të përdoreshin për 5G, të cilat mund të ishin miratuar më herët, po refuzoheshin, tha personi. Në fund të administratës Trump dhe në fillim të administratës Biden, zyrtarët kishin dhënë ende licenca për artikujt specifikë për aplikacionet 4G.
Zyrtarët amerikanë e kanë vendosur Huawei-n në listën e zezë të tregtimit në vitin 2019, duke kufizuar furnizuesit nga eksportimi i artikujve dhe teknologjisë tek kompania kineze, përveç nëse atyre u jepet licenca. Ata vazhduan t’i ngushtojnë këto masa në mënyrë që të ulin aftësinë e Huawei për blerjen ose dizajnimin e çipave gjysmëpërçues që fuqizojnë shumicën e produkteve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker