LAJMI I FUNDIT:

Krijohet peticioni që i kërkon UEFA-s ta ndëshkojë Chelsean

Krijohet peticioni që i kërkon UEFA-s ta ndëshkojë Chelsean

Një tifoz ka ngritur një peticion për UEFA-n për të hetuar shpenzimet e Chelseat nëse ata arrijnë të transferojnë Enzo Fernandez në orët e ardhshme.

Klubi londinez po zhvillon me Benfican për nënshkrimin e mesfushorit argjentinas në një marrëveshje rekorde për ta, në shumën e 120 milionë.


Todd Boehly, Behdad Eghbali dhe bordi thuhet se janë të gjithë të përfshirë, me Blutë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar– megjithëse një vendim përfundimtar i takon presidentit të Benficas, Rui Costa.

Chelsea po e thyen rekordin e transferimeve me 'sulmin final' për Enzo Fernandez
Lexo po ashtu Chelsea po e thyen rekordin e transferimeve me 'sulmin final' për Enzo Fernandez

Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë të Chelseat kanë shpenzuar shuma të majme që kur morën klubin nën pronësi në verën e kaluar, duke shpenzuar mbi 500 milionë euro.

Verën e kaluar, ata shpenzuan mbi 300 milionë euro në transferime si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling, Wesley Fofana dhe Marc Cucurella.

Blutë kanë shpenzuar deri më tani në këtë afat mbi 200 milionë euro, derisa vetëm Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk u kushtoi 100 milionë.

Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter - ka gjetur zëvendësimin befasues
Lexo po ashtu Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter - ka gjetur zëvendësimin befasues

Me përfundimin e afatit kalimtar të janarit të martën, Chelsea do të ketë një skuadër voluminoze, pasi ende nuk ka largua askënd. Por, nëse e bëjnë këtë, një tifoz mendon se UEFA duhet të hetojë shpenzimet që kanë bërë.

Përdoruesi i Change.org, Mohamed Abdu ka krijuar një peticion dhe shpreson që ai të mbështete nga tifozët e tjerë, në mënyrë që UEFA t’i hetojë Blutë, gjithmonë sipas këtij përdoruesi.

Aty thuhet: “Chelsea po vazhdon të shpenzojë fonde të pakufizuara në transferime pa ndëshkim. Chelsea ka shpenzime që ka tronditur futbollin botëror gjatë 6 muajve të fundit dhe klubi mendon se mund të shpenzojë çfarëdo që të ketë. Ka rregulla dhe rregullore që duhet t’u përmbahen”.

Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë
Lexo po ashtu Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë

“Rregullat e FFP. Ne si komunitet futbolli jemi të bashkuar kundër kësaj dhe duam që UEFA ta sanksionojë Chelsean tani”.

Në momentin e shkrimit, peticioni ka 119 nënshkrime. /Telegrafi/

Kredia e imazhit: Change.org

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori