Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha në një intervistë për televizionin publik portugez RTP, se Aleanca është gati për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Rob Bauer këmbëngul se NATO është gati për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, dhe pranon se riarmatimi është përparësia kryesore e Aleancës. Ai gjithashtu pranon se organizata ka humbur monopolin e saj mbi nismën ushtarake,” raportoi RTP.
Bauer ritheksoi se gjatë samitit të NATO-s në Madrid të mbajtur vitin e kaluar, Aleanca vendosi të krijojë katër grupe luftarake shumëkombëshe shtesë në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
“Është një sinjal i rëndësishëm për Rusinë, se ne jemi gati nëse ata vendosin të shkojnë pas NATO-s. Kjo është një vijë e kuqe. Nëse ka një vijë të kuqe, atëherë janë rusët ata që po kalojnë kufijtë tanë”, theksoi Bauer.
Bauer tha se vendet e NATO-s duhet të përshtatin prodhimin industrial civil me nevojat e ushtrisë, dhe shprehu mbështetje për idenë e një “ekonomie lufte në paqe”.
Shtoi se beson se qëllimet strategjike të Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, me Moskën që kërkon të pretendojë territorin e ish-Bashkimit Sovjetik.
I pyetur nëse NATO ka frikë nga një përshkallëzim në luftën ruso-ukrainase, Bauer tha se ndërsa fillimi i agresionit rus ishte një përshkallëzim, dëshira e Ukrainës për të rimarrë territoret që me të drejtë i përkasin, nuk është një përshkallëzim.
“Nëse [rusët] ndalojnë luftën sot, nuk do të ketë përshkallëzim”, tha Bauer.
Gjatë 19 janarit, Bauer se Rusia do të mbetet një kërcënim për NATO-n edhe nëse forcat e saj mposhten në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDuke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'