LAJMI I FUNDIT:

Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA

Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA

Një faqe e internetit për këshilla financiare po kërkon një çift të gatshëm të testojnë forcën e lidhjes së tyre duke montuar së bashku mobilet IKEA për afro 920 euro (1,000 dollarë).

FinanceBuzz tha se po kërkojnë për një “Dyshe IKEA DIY”, dyshe të cilës pastaj do tu jepej një kartë dyqani IKEA me vlerë prej afro 920 eurove (1,000 dollarë) për të blerë një set të dhomës së gjumit.

Çiftit pastaj do t’i kërkohej që së bashku t’i montojnë mobilet dhe ta dokumentojnë të gjithë përvojën, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“FinanceBuzz po e kërkon një çift i cili është i gatshëm që ta testojë lidhjen e tyre në këtë periudhë të Shën Valentinit duke ndërtuar një dhomë të tërë gjumi IKEA së bashku dhe ta dokumentojnë përvojën e tyre”, thuhej nga faqja e internetit, duke shtuar: “Vetëm ti dhe partneri yt, një manual udhëzimi pa fjalë dhe një çelës heks”.

Çifti fitues do të merre një çmim prej afro 920 eurove (1,000 dollarë) për përfundimin e detyrës.

Aplikacionet do të pranohen në faqen e tyre deri në ditën e 14 shkurtit. /Telegrafi/