LAJMI I FUNDIT:

Thiago Alcantara zbulon shkakun e krizës aktuale të Liverpoolit

Thiago Alcantara zbulon shkakun e krizës aktuale të Liverpoolit

Thiago Alcantara pranoi se përpjekja e dështuar e Liverpoolit për të fituar katër trofe (EFL Cup, FA Cup, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve) sezonin e kaluar po i rëndon ata këtë sezon.

Në përpjekjen e tyre për këtë sukses, skuadra angleze luajti çdo ndeshje të mundshme të sezonit, duke fituar Kupat EFL dhe FA kundër Chelseat, ndërsa humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe përfundoi i dyti në Ligën Premier, një pikë pas Manchester Cityt.


Dy javë më parë, Jurgen Klopp theksoi faktin se ata kishin nënvlerësuar koston e të luajturit për të katër titujt sezonin e kaluar, me Thiagon që tani i bën jehonë ndjenjave të trajnerit të tij.

“Nuk ka të bëjë vetëm me aspektet fizike”, deklaroi Thiago për Daily Mail.

“Është diçka psikologjike, sepse ishim shumë pranë fitimit të të gjithave dhe thjesht e prekëm, por fatkeqësisht është zhdukur. Në momente të këqija, ne duhet të jemi bashkë si ekip”.

Pas barazimit ndaj Chelseat, Liverpool aktualisht është në vendin e nëntë në Ligën Premier me 29 pikë, plot 10 pikë prapa vendeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Thiago dëshiron të fitojë çdo ndeshje, duke besuar se kjo është një qasje më e mirë për skuadrën për t’u ndjekur psikologjikisht.

“Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje për të shtuar pikë që na ndihmojnë të jemi sa më lart”, ka thënë Thiago.

“Qëllimi ynë është ndeshja e radhës. Jo të jemi në top katërshe apo në Ligën e Evropës, vetëm ndeshja tjetër. Ka një rrugë të gjatë për të bërë në sezon. Jemi duke garuar në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup”.

“Ne nuk jemi në pozicionin që duam në Ligën Premier, por jemi ende atje dhe kjo është mirë”, ka shtuar më tej spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori