LAJMI I FUNDIT:

Djokovic do të flasë për pijen misterioze ‘kur të jetë gati’, thotë gruaja e tij Jelena

Djokovic do të flasë për pijen misterioze ‘kur të jetë gati’, thotë gruaja e tij Jelena

Një video e ekipit të Novak Djokovic duke përgatitur një shishe me pije misterioze është kapur nga kamerat dhe është parë më shumë se 15 milionë herë në Twitter, duke u bërë virale dhe duke ngritur shumë pyetje.

Jelena Djokovic ka kritikuar kritikët e bashkëshortit të saj pasi një video e ekipit të tij duke përgatitur një pijë në tribunë është parë më shumë se 15 milionë herë në Tëitter.


Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon Ulises Badio duke mbushur një shishe në tribuna, e fshehur nga shikimi, përpara se t’ia dorëzojë një prej fëmijëve që mbledh topa, e cila më pas ia dorëzon Djokovicit.

Tenisti serb ishte në mes të një beteje me Stefanos Tsitsipas në Paris Masters, të cilin e mundi, por më pas u mposht në finale nga adoleshenti Holger Rune, i cili siguroi titullin e tij të parë Masters 1000 me një fitore me rezultat 3-6, 6-3 dhe 7-5.

Megjithatë, ishin veprimet e ekipit të Djokovicit dhe jo loja e tij që dominuan në mediat sociale, pasi videoja u shpërnda më shumë se 13,000 herë, duke e shtyrë gruan e lojtarit të hidhej në mbrojtje të tij.

“Unë nuk shoh asgjë të dyshimtë. Në fakt, unë shoh njerëz që përpiqen të jenë privatë për biznesin e tyre në një botë ku të gjithë ndihen sikur kanë çdo të drejtë të drejtojnë kamerën drejt jush sa herë që duan”.

“Me sa duket, dëshira/përpjekja për të qenë privatë ju bën të dyshimtë në ditët e sotme”, shkroi ajo në Twitter.

Djokovic u pyet për pijet dhe suplementet e tij në Ëimbledon këtë vit, duke këmbëngulur se gjithçka që mund të thoshte ishte se ishte “një ilaç magjik”.

Ai shtoi: “Do ta zbuloni së shpejti, por nuk mund të flas për këtë tani. Do ta zbuloni së shpejti”.

Jelena Djokovic gjithashtu shkroi këtë javë: “Ai do të flasë kur të jetë gati për të folur. E gjithë kjo marrëzi për t’i bërë njerëzit të flasin për diçka që nuk janë gati sepse TË TJERËT janë të paduruar është absurde”.

“Ulu pak në heshtje. Kujdesuni më shumë për veten. Jo gjithçka që shihni është e diskutueshme. Mund të jetë private. A lejohet kjo?”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori