LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Shatri: UNMIK-u kishte ndikim të madh, s’na ka pyetur askush për KEK-un

Ish-ministri Shatri: UNMIK-u kishte ndikim të madh, s’na ka pyetur askush për KEK-un

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ka dëshmuar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri është përgjigjur për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007. Para deputetëve, ai theksoi se gjithë procesin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike ka kryer UNMIK-u, përkatësisht Shtylla e IV-të e këtij misioni dhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM).

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës atë kohë ka pasur kompetenca të kufizuara.


“UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyetur askush. S’kemi qenë kompetentë. Për veprimet s’jemi njoftuar asnjëherë. MF nuk ka qenë faktor dhe nuk ka ndarë mjete për investime dhe as nuk kemi qenë mbikëqyrës me KEK-un”, tha ai.

Shatri theksoi se me sa i kujtohet, qeveria e atëhershme ka dhënë një hua për KEK, disa milionë euro.

Deputeti Arbër Rexhaj ngriti çështjen e importit të e energjisë elektrike. Sipas tij, Kosova ka importuar rrymë prej kompanisë GEN në Slloveni, nuk ka importuar nga GEN në Beograd.

Për këtë reagoi kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa i cili tha se për këtë çështje do ta njoftojë Komisionin ambasadori Martin Berishaj.

“Të mos ndalemi te kjo temë, për blerjet nga GEN-i, do ta na njoftojë ambasadori Martin Berishaj”, tha ai.

Pas tij pritet të intervistohen edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe Ethem Çeku ish-ministër i Ekonomisë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori