LAJMI I FUNDIT:

VETNXITJE

VETNXITJE

Poezi nga: Louis Untermeyer
Përktheu: Maksim Rakipaj

Jam vërtet unë që desha të shkund
Me ushtë të thyer ligjet e hekurt?
Jam unë që desha të shkoj në luftë
Për një çështje të vdekur?

Budalla! Të tjera vdekje pret ti,
Kur vetëm horrat bëjnë përpjetë?
Ka shkaqe sa të duash të mbash zi
S’të dalin as njëzet jetë.


Çka nxumë? Tani mësuam të paktën
Veç lapërdhitë shkojnë në amshim;
Dhe për të verbrit, për tarallakët,
S’paska asnjë shërim.

Po njeriu? Nga ca pranga sa shpëton,
Drejt vargonjsh pak më të bukur vrapon;
Si shpërblim për vuajtjet e meriton
Dhe më mirë se ç’kërkon.

Rutina e zakonshme shtrat e punë,
Si gjithnjë lindja, vdekja mbajnë radhën…
Dhe desha të bëhesha martir unë?
Si kështu dhe për çfarë?

Veç kur shpërfillja ia kalon fuqisë,
Jeta e mekur ngre supat pa kuptim,
Zjarrin pafsha dhe dhëmbët e urisë;
Vetëm stuhi dua, jo shpëtim.