LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Zvicerane i dorëzon Qeverisë platformën për punësimin e të rinjve

Ambasada Zvicerane i dorëzon Qeverisë platformën për punësimin e të rinjve

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj.

Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane, Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit.


Gjatë takimit, Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e këtë po e dëshmojmë përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë.

Në anën e tij, Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale.

Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lansohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori