LAJMI I FUNDIT:

Blake Lively zbulon se është shtatzënë – aktorja në pritje të fëmijës së katërt me Ryan Reynolds

Blake Lively zbulon se është shtatzënë – aktorja në pritje të fëmijës së katërt me Ryan Reynolds

Aktorja amerikane, Blake Lively është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds.

35-vjeçarja dha lajmin të enjten (15 shtator) kur mori pjesë në Samitin e 10-të Vjetor të Grave të Forbes Power në Jazz në Lincoln Center në qytetin e New Yorkut.


Ylli i filmave zbuloi barkun e rrumbullakosur me një mini fustan ari verbues që theksonte mesin e saj dhe i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Blake dukej e emocionuar në tapetin e kuq të eventit të Forbes, teksa shihej e buzëqeshur dhe mbante barkun me duar, shkruan DailyMail.

Ylli i “Age Of Adeline’ kishte veshur një fustan shumë të shkurtër. Ajo shtoi një shall, një palë vathë ari dhe taka me platformë ngjyrë bezhë ​​‘Mary Jane’. Flokët e saj ishin të valëzuara ndërsa shtoi një rrip koke prej ari.

Për amësinë, aktorja kishte folur edhe në vitin 2020, ajo ka deklaruar se ishte shumë e lumtur që ishte nënë dhe tashmë rolet i përzgjedh me më shumë kujdes.

“Unë mendoj se me të vërtetë duhet ta dua atë rol, sepse thjesht jam e fiksuar pas fëmijëve të mi”, shpjegoi Lively kur u pyet se si i zgjedh rolet e saj gjatë një bisede me Harper’s Bazaar.

Ndërkohë, partneri i saj, aktori Ryan Reynolds së fundmi tregoi për vendimin e tij për t’u larguar pak nga aktrimi për t’u fokusuar në atësinë.

“Gjëja më e madhe për mua, dhe e di që ju keni edhe fëmijë, është se nuk dua ta humbas këtë kohë larg fëmijëve të mi. Kur jam duke xhiruar një film, shpesh jam në Evropë, jam larg, ka orë tepër të gjata, është konstante, një lloj kërkese për të qenë atje gjatë gjithë kohës, jo vetëm sepse jam duke performuar, por gjithashtu në përgjithësi jam duke prodhuar dhe shkruar për filmat e mi gjithashtu”, kishte deklaruar Ryan.

Blake nuk është parë shumë kohët e fundit këtë verë. Në fakt, ajo u pa për herë të fundit në New York gjatë qershorit.

Aktorja e “Gossip Girl” dhe ylli i “Deadpool” do të festojnë përvjetorin e dhjetë të martesës këtë shtator.

Blake dhe Ryan u takuan në fillim të vitit 2010 ndërsa punonin në filmin Green Lantern dhe filluan të takoheshin në tetor 2011. Ata u martuan në 2012.

Blake dhe Ryan tashmë kanë tre fëmijë së bashku: James, shtatë vjeç, Inez, pesë dhe Betty, dy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori