Në veri të Kosovës, ku jetojnë më së shumti banorë me përkatësi etnike serbe, është shtuar prezenca e njësiteve ushtarake të KFOR-it.
Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.
Mirëpo pos KFOR-it dhe EULEX-it përgjegjës për situatës e sigurisë në Kosovë janë edhe Policia e Kosovës dhe Ushtria e Kosovës (FSK).
Mirëpo për praninë dhe veprimtarinë e tyre në atë pjesë të Kosovës ka pasur kundërshtime të vazhdueshme nga pala serbe.
Mediumi në gjuhën serbe Radio “KIM” e ka pyetur KFOR-in nëse në veri mund të veprojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe FSK.
KFOR-i, në përgjigjen e tyre, e kanë ritheksuar se Policia e Kosovës mund të veprojë në çdo pjesë të vendit, derisa për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thonë se duhet të ndërveproj me KFOR-in në atë pjesë.
“Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë pjesë e institucioneve vendore që merren me sigurinë. Policia mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike. Çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt pjesës veriore kërkon njoftim paraprak dhe pëlqimin e komandantit të KFOR-it, kjo është në përputhje me marrëveshjen e mëparshme dhe NATO pret që institucionet vendore të vazhdojnë ta zbatojnë atë marrëveshje”, kanë thënë nga KFOR-i për këtë medium.
Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshjeje të mëparshme të vitit 2013, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës mund të lëvizë lirshëm në mbarë Kosovën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj