LAJMI I FUNDIT:

Heidi Klum poston foto gjysmë e zhveshur nga pushimet me bashkëshortin Tom Kaulitz

Heidi Klum poston foto gjysmë e zhveshur nga pushimet me bashkëshortin Tom Kaulitz

Heidi Klum hyri në Instagram të enjten (14 korrik) për të ndarë një foto topless e veshur vetëm me bikini në pjesën e poshtme.

Modelja 49-vjeçare mbuloi gjoksin me flokët e saj të gjatë bionde, ndërsa tregonte barkun e sheshtë.


“Djalosh është nxehtë”, shkroi Heidi në mbishkrimin për rreth 9.7 milionë ndjekësit e saj duke përdorur një ’emoji‘ dielli bashkangjitur në postim.

Në sfond të fotos shihej një lëndinë e pjerrët, pyll i gjelbëruar dhe mal, transmeton DailyMail.

Heidi dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, 32 vjeç, kanë qenë duke pushuar në Evropë ndërsa modelja ka dokumentuar aventurat e saj në rrjetet sociale.

Gjyqtarja e “America’s Got Talent” ishte një nëna krenare të shtunën teksa shikonte vajzën e saj Leni, 18 vjeçe, duke ecur në sfilatën e modës “Dolce & Gabbana” në Sicili të Italisë.

View this post on Instagram

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Klum hyri në rrjetet e saj sociale për të ndarë fotografitë e ditës speciale teksa u bashkua me vajzën e saj në prapaskenë për t’i dhënë mbështetje morale.

Leni dukej mbresëlënëse me një veshje të zi me korse që ishte vendosur mbi një bluzë dantelle dhe mini fund saten.

Marka luksoze e modës festoi 10-vjetorin e labelit të tyre “Haute Couture Alta Moda” me shfaqjen ekstravagante përpara Katedrales së Sirakuzës në Sirakuza të Sicili.

Heidi u ul në rreshtin e parë përkrah yjeve të tjerë si Mariah Carey, Sharon Stone, Helen Mirren dhe Lupita Nyong’o.

18-vjeçarja Leni Klum merr hua fustanin e mamasë Heidi për mbrëmjen e maturës
Lexo po ashtu 18-vjeçarja Leni Klum merr hua fustanin e mamasë Heidi për mbrëmjen e maturës

Babai i Lenit është biznesmeni italian Flavio Briatore, 72 vjeç. Heidi ka gjithashtu djem Henry, 16, dhe Johan, 15, dhe vajzën Lou, 12, me ish-bashkëshortin tjetër Seal.

Kitaristi i “Tokio Hotel” Tom dhe Heidi dolën publikisht me lidhjen e tyre në maj 2018 dhe u martuan në mënyrë private në shkurt 2019 duke e ndjekur më pas nga një ceremoni martese në bordin e një jahti në Itali në 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori