LAJMI I FUNDIT:

BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Nga: Peter Gabriel
Përktheu: Fadil Bajraj

Babai, biri.
Dukeshin njësoj.
Në këtë dhomë të boshatisur.
Shpinë për shpine.
E jotja mbështetur për timen derisa
ngrohtësia të na përshkojë.


Kujtoji valëpritësit poshtë te tallazet.
Për herë të parë u trimërova duke ditur
se babai do të mund t’më mbronte.
Mund ta ndaloja blirimin.
Tok me babain tim.

Qeni na sillej e mbështillej rreth këmbëve.
Shfrytëzuam secilën pozitë.
Duke u përpjekur në mënyrat tona të ndryshme.
Mantra dhe himne.
Duke përdorur çdo gjymtyrë.
Duke kërkuar çlirim përmes vuajtjeve.

E sytë e jogit janë të hapur.
Duke shikuar lart
Ai po ashtu është duke ëndërruar mbi dashurinë e t’et.
Me babain e pranë vetes.
E ka babain e vet pranë vetes.

A mund ta rikujtosh.
Si më more e më çove përdore në shkollë.
S’mund të flisnim aq shumë.
Kjo qe bukur moti e tash s’më pushon loti.
Kujtoj se ende jam biri yt.

Përjashtë në shqopishtë.
Pakëz po pushojmë.
Shih sa larg kemi mbërri.
Ti po lëviz goxha ngadalë.
Sa larg mund të shkojmë.
Baba e bir.

E kam babain në anën time.
E kam babain në anën time.
E kam babain në anën time.
Me mua.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
POETI

POETI

Poezi
LUFTA

LUFTA

Poezi
RECETË

RECETË

Poezi
TORTA

TORTA

Fjala+
“ÇKA JE TI”?

“ÇKA JE TI”?

Poezi
Kalo në kategori