Bibliotekat e fakulteteve në Universitetin e Prishtinës (UP) nuk janë të furnizuara me literatura bashkëkohore, por nuk kanë as kompjuter, printer, skaner, fotokopjues, e disa prej tyre as internet. Kurse, sallat e leximeve të fakulteteve të UP-së i kanë pasur një ulëse për 50 studentë.
Kështu u tha në forumin e diskutimit “Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës”, të organizuar nga organizata ADMOVERE.
Qëllimet e raportit kanë qenë evidentimi i gjendjes në biblioteka dhe salla të leximit të fakulteteve të UP-së, ku sipas gjetjeve, rezulton se bibliotekat nuk janë në gjendje të mirë sa i përket furnizimit me literaturë, regjistrimit të literaturës, gjendjes së sallave të leximit.
Nuhi Sadiku nga organizata joqeveritare Admovere, ka shpalosur disa nga gjetjet që i kanë realizuar nga disa intervista me bibliotekistët e fakulteteve dhe nga analiza e raportit të fundit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Sipas tij, këto gjetje janë shqetësuese, pasi bibliotekat kanë qenë të mangëta e disa prej tyre edhe të mbyllura.
“Bibliotekat e fakulteteve të UP-së, nuk kanë qenë të furnizuara me literatura bashkëkohore, të gjitha bibliotekat e fakulteteve të UP-së, së bashku i kanë pasur afro 122 mijë ekzemplarë, që i bie që i kanë pasur 2.5 libra për studentë. Sallat e leximeve të fakulteteve të UP-së i kanë pasur një ulëse për 50 studentë, bibliotekat e fakulteteve të UP-së nuk kanë pasur kompjuter, printer, skaner apo fotokopjues, madje disa prej tyre nuk kanë pasur as internet”, tha ai.
Tutje Sadiku tha se bibliotekat e fakulteteve të UP-së kanë qenë të mangëta sa i përket resurseve njerëzore, disa prej tyre nuk kanë pasur as bibliotekistë e për rrjedhojë ato kanë qenë edhe të mbyllura.
“Bibliotekat e UP-së i kanë regjistruar librat në Excel ose në librin amë, mënyra këto që tashmë janë të tejkaluara, përjashtim atëherë ka bërë vetëm Fakulteti Juridik, i cili e ka pas një program mirëpo, edhe ai sipas gjetjeve tona të asokohe nuk ka qenë i plotë, gjithashtu ka pasur mungesë të madhe të librave online ”, tha ai.
Ai ka shtuar se të gjitha këto gjetje janë shqetësuese. Po ashtu, në vitin 2022 kanë bërë një përditësim se a ka ndryshuar gjendja diçka në këto biblioteka, mirëpo të gjitha vështirësitë që kanë qenë në vitin 2018, janë has edhe në vitin 2022.
Mimoza Ibrani, prorektore për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës tha se UP-ja përmes donatorëve ndërkombëtare ka siguruar qasje në bibliotekën elektronike, abonim i cili është parapaguar për kohëzgjatjen 2021-2023, ndërsa ka shtuar se nëse krahasohet UP-ja me universitetet e tjera ndërkombëtare, ka një buxhet shumë të limituar.
Ajo ka thënë se për t’i realizuar të gjitha këto duhet pasur mbështetje financiare.
“Në Universitetin e Prishtinës nuk ka ndodhë që ndonjë program i studimit të mos akreditohet ose të mos t’iu vazhdohet akreditimi në mungesë të bibliotekës përkatëse… plotësohen kriteret minimale… UP-në nëse e krahasojmë me universitetet e tjera ndërkombëtare ka një buxhet shumë të limituar, kemi 31 mijë studentë dhe kemi një buxhet vjetor prej 32 milionë, me një matematikë të thjesht kalkulohet sa është kostoja për kokë të studentit dhe nëse e analizoni tash infrastrukturën universiteteve ndërkombëtare, lehtësisht e kuptueshme se jo vetëm që të kesh prioritet investimin në biblioteka elektronike por duhet të kesh edhe mbështetje financiare për të realizuar”, tha ajo.
Bukurije Haliti, koordinatore e Bibliotekës Qendrore Universitare, tha se janë tri projekte që janë mbështetur nga Ambasada Amerikane nëpërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të hartuara në bashkëpunim me bibliotekën qendrore universitare të UP-së, e gjitha kjo të afektojë në gjithë sistemin e bibliotekave në Kosovë, projekti i rrjetit të bibliotekave të Kosovës, projekti i bibliotekës digjitale dhe projekti i programit kombëtar të arsimimit bibliotekar.
“Krijimi i rrjetit të bibliotekave të Kosovës, i cili tashmë është në rrugë të mbarë për t’u implementuar, është projekt i cili do të shtrihet në të gjitha bibliotekat e Kosovës, si në bibliotekën kombëtare, universitare, publike, speciale, shkollore. Qëllimi i projektit që pas përfundimit, është të ndajë një sistem bibliotekar dhe të kenë një katalog të përbashkët, përkatësisht katalogun e përbashkët të bibliotekave të Kosovës. Duke funksionalizuar edhe huazimin ndërbiblotekar midis bibliotekave të vendit”, tha ajo. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit