LAJMI I FUNDIT:

Familja e të vrarit në AKI do të kërkojë 1.2 milion euro dëmshpërblim

Familja e të vrarit në AKI do të kërkojë 1.2 milion euro dëmshpërblim

Këtë të premte, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta dënojë me 25 vjet burgim të akuzuarin për vrasjen në objektin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në shtator të vitit 2018.

Në lidhje me këtë, Skënder Musa, i cili është avokat i familjes së viktimës, ka thënë se vendimi i gjykatës dhe procesi gjyqësor ka qenë një proces i drejt.

Ai tha se familjarët e të ndjerit janë të kënaqur me vendimin e gjykatës, teksa shtoi se ai beson se është vendosur drejtësia në këtë rast, ndonëse, sipas tij, ka pasur elemente që kanë mundur të çojnë në dënim me burgim të përjetshëm.


“Gjykata e ka konstatuar se vrasja ka qenë me dashje të drejtpërdrejt. Si rrethanë tjetër ka qenë se Isa Sejdiu është vrarë në vendin e punës, është vrarë nga një punëtor i sigurimit të AKI-së që ka qenë i obliguar ta bëjë sigurimin e zyrtarëve të AKI-së e jo t’i vrasë. Pastaj, mosbashkëpunimi i tij me institucionet e drejtësisë, të gjitha këto kanë qenë rrethana rënduese që kanë cuar deri të dënimi me burg deri në 25 vjet”, ka thënë Musa në  Klan Kosova.

Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në AKI
Lexo po ashtu Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në AKI

Tutje, avokati i familjes së të ndjerit paralajmëroi padi ndaj AKI-së, pension të përhershëm për familjen dhe kërkesë ndaj të akuzuarit për pasoja juridike, pasi siç tha ai, i ndjeri është vrarë në vendin e tij të punës.

“E kemi diskutuar shifrën, ku në departamentin e Krimeve të Rënda kemi kërkuar nga i akuzuari dëmshpërblim prej në vlerë prej 550 mijë euro, ndërsa nga AKI kemi kërkuar 650 mijë euro dhe pension të përjetshëm”.

“Kjo do të jetë shuma në padi dhe në padi kemi dy subjekte, ku i pari është AKI-ja dhe i dyti do të jetë pala që e ka shkaktuar vrasjen”, ka thënë Musa.

Ndërsa, sa i përket asaj se a është përdorur arma zyrtare në rast, avokati Musa tha se ajo nuk ka qenë zyrtare, por ka qenë prodhim i Serbisë.

“Arma nuk ka qenë zyrtare, ka qenë prodhim i Serbisë, dhe sic dihet, FSK-ja dhe zyrtarët e AKI-së nuk pajisen me armë nga Serbia. Ka qenë armë personale e futur në objektet e AKI-së në mënyrë ilegale”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori