LAJMI I FUNDIT:

Procesi zgjedhor në Rahovec po kalon pa probleme

Procesi zgjedhor në Rahovec po kalon pa probleme

Në Komunën e Rahovecit po vazhdon procesi zgjedhor dhe nuk raportohet për parregullsi ose incidente serioze.

Deri në orën 15:00 kanë votuar 13 mijë e 559 votues, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 57 mijë e 618.

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën fillore “Bekim Sylka” në Rahovec, Shani Haxhi Mustafa, tha për KP se procesi i votimit po ecën mbarë dhe se nuk janë shënuar parregullsi.


“I ka katër vendvotime, përndryshe hapja është bërë me kohë në 07:00 dhe nuk ka pasur asnjë problem. Qysh në mëngjes kanë filluar të vijnë votuesit dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi. Megjithatë dalja deri në 15:00 është diku 25% që gjithsej kjo qendër i ka diku 4101 votues dhe pas orës 16:00 situata është përmirësuar jashtëzakonisht shumë dhe ardhja ka qenë jashtëzakonisht më e madhe,” ka thënë Mustafa.

Ndërkohë janë pesë kandidatë për kryetar të kësaj komune: Smajl Latifi nga AAK, Visar Korenica VV, Burim Krasniqi LDK, Xhafer Bytyqi kandidat i pavarur dhe Bejtullah Deliu nga PDK.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori