Nga: Elona Caslli
Babai im ishte mysliman. Mamaja ime e krishterë. Kaluan sfida të mëdha për t’u martuar me njëri-tjetrin derisa bindën familjet se dashuria e tyre ishte më e madhe dhe përtej besimit fetar.
Babai falej rregullisht dhe nëna lutej rregullisht. Në shtëpinë time festohej çdo festë fetare. Gjyshi im e kishte ditëlindjen disa herë në vit, ose të paktën kështu na thonin ne fëmijëve të shtëpisë teksa mblidheshin për të festuar Pashkët ose Bajramin.
Teksa pyesja pse ishim mbledhur, merrja gjithmonë të njëjtën përgjigje: Ka gjyshi ditëlindjen. Isha fëmijë dhe nuk e kuptoja pse unë e kisha ditëlindjen një herë në vit, ndërsa gjyshi e kishte disa herë në vit. Pyesja nënën dhe ajo më përgjigjej: Kështu e kanë gjyshërit.
E kuptoja se diçka nuk shkonte, por nuk arrija të kuptoja se çfarë. Me kalimin e viteve kuptova se ditëlindja e shumëfishtë e gjyshit në diktaturë nuk ishte veçse një festë fetare që nuk mund të thuhej me zë të lartë në sy të fëmijëve ngaqë këta të fundit mund të kishin një sinqeritet të dëmshëm jashtë shtëpisë.
Gjyshi kishte ditëlindjen kur ishin Pashkët dhe hallat e mia myslimane vinin të uronin nënën time.
Gjyshi kishte ditëlindjen kur ishte Bajram dhe nëna ime ftonte për drekë hallat e mia.
Në ditëlindjen e gjyshit ishim të gjithë bashkë.
Pas viteve 1990, kur njerëzit nuk luteshin fshehurazi dhe mund të shqiptonin fjalën Zot, hyra në fakultet. Sa herë që kisha një provim dhe isha gati për të dalë nga shtëpia im atë më thoshte: Mbarë e mirë bir. Inshallah po të shkon mirë.
Mandej nëna thoshte: Bëje kryqin para se të dalësh.
Dhe, unë gjendesha në derën e shtëpisë sime duke bërë kryqin dhe duke thënë inshallah.
Dy besimet fetare kanë bashkëjetuar më miri në shtëpinë time pa cenuar në asnjë çast njëri-tjetrin dhe pa iu imponuar në asnjë çast njëri-tjetrit.
Hallat e mia vazhdojnë ende të vizitojnë nënën time për Pashkë dhe nëna ime feston bashkë me to për Bajram.
Dhe, unë jam ende një burrë që bën një inshallah me kryq çdo herë që del nga shtëpia.
Post Scriptum: Kjo është një histori e vërtetë që m’u rrëfye në një mbrëmje miqsh. Unë i kërkova leje personazhit në fjalë për ta rrëfyer pasi m’u duk thellësisht njerëzor mesazhi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje