LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë kapin të riun duke përplasur për tokë të moshuarin në Manhattan, policia në kërkim të dyshuarit

Kamerat e sigurisë kapin të riun duke përplasur për tokë të moshuarin në Manhattan, policia në kërkim të dyshuarit

Një burrë 73-vjeç është goditur në gjoks dhe nga përplasja e madhe është rrëzuar në tokë në Midtown të Manhattan, ka bërë të ditur policia amerikane.

Viktima u sulmua nga një burrë tjetër gjatë të shtunës para një ndërtese kolektive në rrugën West 47, transmeton Telegrafi.


Pamjet e kamerave të sigurisë që i ka marrë policia, shfaqin të dyshuarin duke vrapuar në drejtim të moshuarit të cilin e përplas në tokë.

Është interesant se si ata as edhe një fjalë nuk e shkëmbejnë me njëri-tjetrin – thjesht ndodh sulmi duke e rrëzuar për tokë nga goditja e fuqishme.

Si rezultat i kësaj, i moshuari ka përfunduar në spitalin Mount Sinai e sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Besohet se i dyshuari është rreth të 30-ve, dhe për herë të fundit është parë i veshur me një pallto të kuqe. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë, nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte në kapjen e sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori