LAJMI I FUNDIT:

​Deputetja e AAK-së kritikon Qeverinë Hoti se nuk po e trajton me dinjitet çështjen e të pagjeturve

​Deputetja e AAK-së kritikon Qeverinë Hoti se nuk po e trajton me dinjitet çështjen e të pagjeturve

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka quajtur të padinjitetshme trajtimin që Qeveria Hoti po i bënë temës së peronave të zhdukur që nga koha e përfundimit të luftës në Kosovë.

Ajo në seancën e sotme plenare të Kuvendit lidhur me të pagjeturit, i ka cilësuar si zhgënjyese takimet në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Ndërkohë theksoi se vetëm Qeveria Haradinaj i ka zbatuar rezolutat e Kuvendit ku kërkohet zbardhja e fatit të pagjeturve.


“Takimet zhgënjyese në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë edhe një herë po dëshmojnë se këto bisedime nuk do të sjellin asgjë pozitive për vendin tonë. Kemi dhjetëra rezoluta që përmenda edhe më herët të miratuara në këtë Kuvend. Ato kanë kërkuar që të kushtëzohen bisedimet deri në zbardhjen e fatit të pagjeturve. Këto rezoluta asnjëherë nuk janë respektuar nga asnjë qeveri. Përjashtim bënë Qeveria Haradinaj. Bisedimet në Bruksel nuk janë serioze dhe nuk do të shkojmë atje për të bërë foto. Këto foto ishin në interes vetëm të Serbisë, pasi ajo shtynte agjendat e veta. Me të drejtë është kërkuar që në procesin e dialogut të përfshihet SHBA”, tha ajo.

Haxhiu tha se ende nuk e ka të qartë pse duhet që çështja e të pagjeturve të zbardhet vetëm kur të përmbyllet çështja e dialogut. Pasi sipas saj, Serbia ka informacion se ku janë varrezat masive.

“Që nga fillimi i themelimit të Qeverisë Hoti, vazhdimisht kemi qenë të shqetësuar se tema e të pagjeturve mundet të trajnohet, dhe kjo çështje mendoj që nuk është trajtuar me dinjitet. Ky fakt është i dhimbshëm për qindra familje tona që përpos barrës së jetës edhe nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre… Pse ne të presim pasi të përmbyllet çështja e dialogut. Unë nuk e kam të qartë, e të paqartë e kanë edhe familjarët, si mund të presim ne që të zbardhet fati i të pagjeturve. Nuk besojmë dhe nuk kemi besuar në Serbinë, pasi ata kanë informacione”, tha Haxhiu.

Debati parlamentar në lidhje me atë që Qeveria e Serbisë po vazhdon të mbajë të fshehur të vërtetën mbi fatin e 1600 civilëve shqiptarë të zhdukur, është duke vazhduar në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori