LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm nga Huawei, Mate X, i gatshëm për lansim gjatë këtij muaji

Telefoni i palosshëm nga Huawei, Mate X, i gatshëm për lansim gjatë këtij muaji

Shfaqur në MWC 2019 të këtij viti në shkurt, telefoni i palosshëm Huawei Mate X është vonuar për arsye të ndryshme, varësisht kë pyesim.  

Fillimisht kompania dëshironte të kalonte më shumë kohë në zhvillimin e telefonit në mënyrë që të shmangte një problem të ngjashëm me Samsung; më vonë Huawei tha që vonesa ishte për shkak të vendosjes së ngadaltë të 5G (Mate X është një telefon 5G), dhe kompania duket se e ka marrë këtë kohë për të zhvilluar harduerin e pajisjes. 


I përfolur për nëntor, Mate X është në prodhim masiv sipas një raporti nga Kina, dhe është në rrugën e duhur për një lansim tetori. 

Çmimi zyrtar, siç u njoftua, ishte 2,250 dollarë, por kjo ishte para vonesave dhe përmirësimeve që Huawei bëri si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.  /Telegrafi/