Pavarësisht vlerave historike që bart në vete Kalaja e Novobërdës, ajo si pasojë e punimeve joprofesionale që janë bërë mbi të, rrezikon që për një kohë shumë të shkurtër të shembet.
Kompania serbe, e cila po bënë restaurimin e kësaj fortifikate, po e dëmton dhe rrezikon seriozisht shembjen e saj thonë njohësit e fushës së konservimit të objekteve më rëndësi historike.
Muret e kësaj kalaje, renovimi i së cilës kishte nisur në vitin 2015/2016 janë rrëzuar pjesërisht, dy vite pasi ka përfunduar renovimi nga kompania serbe “Koto”.
UNESCO përmes së cilës është realizuar projekti nuk ka reaguar karshi shkatërrimit që i është bërë kalasë.
Qazim Namani, doktor i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore ka rrëfyer për Telegrafin se si vite më parë një ekspert nga Shqipëria i fushës së konservimit ka treguar se me shumë pak mjete do të mund të bëhej konservimi i kësaj kështjelle.
Ai ka treguar se mënyra e konservimit si është bërë nga kompania serbe, është në kundërshtim me standardet dhe doktrinat e konservimit që aplikohen në mbarë botën.
“Për kah teknika e murimit të objektit, shihet se është përdorur një teknikë që nuk është përdorur që nga fazat fillestare te murimit me gur. Vërehet se kemi një fasadim të jashtëm me gur të palatuar dhe pa kurrfarë përforcimi, që për dy tri vite, në saje të kushteve atmosferike, kemi fryrje të mureve dhe çarje të mureve që kanë rënë poshtë”, ka shtuar Namani.
Ai ka thënë se veprimi i forcës nga ngritja e mureve ka krijuar çarje vertikale dhe tash këto çarje sipas tij, nuk ka shancë të konservohen, apo t’i zgjatet jeta këtij muri deri në momentin e rrënimit, e që nuk dihet sa do të zgjas.
“Mirëpo, duhet te jemi të kujdesshëm që tërmeti i parë që bie në këto mure do të rrënohet”, ka shtuar Namani.
Ai ka theksuar se është vështirë që do të gjendet ndonjë metodë e konservimit dhe t’i zgjatet jeta kalasë.
“Duhet te parandalohen vizita me përmasa të mëdha të nxënësve të shkollave, sepse mund të shfaqet rreziku në ndonjë moment kur nuk pritet. Dhe mund të jenë fatale për viktima të shumta, sidomos në grupe. Të ndalohet dhe të shihet mundësia se si do t’i qasen problemit te konservimit.
Emin Sallahu, ekspert i trashëgimisë kulturore ka treguar se qyteti i Artanës ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluar sidomos në mesjetë, dhe se sipas tij, ky qytet përgjatë historisë ka emra të ndryshëm.
Ai ka theksuar se varësisht nga kush është emërtuar dhe nga kush është sunduar, ka marrë edhe emërtimin.
“Shohim emërtime si Novomonte, Novobirdo, Jeni Deg, deri të sllavët që e qajanë Novoberdë”, ka thënë Sallahu.
Më tutje ai ka thënë se popullata vendore e quajtur Artana, e që lidhet me xehen e pasur të arit.
“Si lokalitet ka gjurmë të hershme që nga antikiteti. Këtë e dëshmojnë edhe burimet arkeologjike që janë gjetur, respektivisht gjetja e artefakte gjatë periudhave të ndryshme të hulumtimeve”, ka shtuar Sallahu.
Ai ka theksuar se Artana e sotme është larg asaj që ka qenë në të kaluarën, por që ka një tentativë sipas tij, që përmes turizmit si mekanizëm i ri të zhvillohet ky lokalitet i njohur historik dhe të kthehet popullsia.
Fitim Bunjaku, drejtues i Qendrës për Turizëm në Artanë, ka theksuar se numri i turistëve përgjatë viteve është trefishuar ose katërfishuar numri i turistëve.
Ai ka thënë për Telegrafin se vitin e fundit kemi pasur disa shembje të murit që ka ndikuar negativisht që një përqindje e madhe e vizitorëve t’i anulojnë vizitat.
“Katalizator i komplet vizitës dhe turizmit ka qenë kalaja dhe komplet fortifikata, me momentet tjera këtu që janë”, ka shtuar Bunjaku. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës
Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit