Në vitin 1958, revista “Popular Photography” përpilon listën e 10 fotografëve kryesorë aktivë të kohës. Në listë ishte shqiptari Gjon Mili dhe Henri Cartier-Bresson (1908-2004), shkruan Telegrafi.
Cartier-Bresson fillimisht kishte studiuar pikturën, në klasën e të famshmit Andre Lhote. Si student shoqërohet me artisten dhe muzën më të madhe të Pablo Picassos, Dora Maar, të cilën ai e këshillon të merret me fotografi. Në fakt, as ai nuk do të merret gjatë me pikturën. Siç do të thotë në një intervistë të vitit 1957, për “Washington Post”: “Fotografia nuk është si piktura. Ka një fraksion kreativ prej sekonde kur e shkrep fotografinë. Sytë duhet ta shohin kompozicionin ose të shprehurit që vet jeta ta ofron, dhe ti duhet të dish me intuitë kur ta shtypësh sustën. Ky është momenti kur fotografi është kreativ. Momenti. Nëse e huq, iku përgjithmonë”. Ky citat dhe stili i tij përcaktojnë atë që quhet “Momenti vendimtar” e që, sipas ditores “New York Times”, e ka modeluar fotografinë moderne.
Emri i tij ndërlidhet edhe me një ndërmarrje të madhe: në vitin 1947, ai, Robert Capa, David Seymour, William Vandivert dhe George Rodger themelojnë agjencinë prestigjioze, Magnum Photos. Ndërsa, ishte bashkëshorti i artistes Martine Franck (që ka qenë asistente e Gjon Milit), që po si ai konsiderohet si një nga emrat kryesorë të fotografisë së shekullit XX.
Në vitin 1965, Cartier-Bresson e vizitoi ish-Jugosllavinë. Ndër shumë qytete të shtetit të dikurshëm, qëndroi edhe në dy të Kosovës – në Pejë dhe në Prizren. Teksa nga Peja janë të njohura shtatë fotografi (shih tekstin e Telegrafit, në linkun më lartë), nga Prizreni është e njohur vetëm një (e postuar në fund të shkrimit).
Cartier-Bresson ka hapur dhjetëra ekspozita; është autor i shumë librave; fitues i shumë çmimeve prestigjioze… ndërsa karriera e tij shtrihet edhe në film. Nga fotot e famshme të tij është edhe një që ia ka bërë Gjon Milit më 1958. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A