LAJMI I FUNDIT:

Trump prezanton dizajnin e ri të aeroplanit presidencial “Air Force One”, tregon arsyen pse kërkon ndërrimin e ngjyrës (Foto/Video)

Trump prezanton dizajnin e ri të aeroplanit presidencial “Air Force One”, tregon arsyen pse kërkon ndërrimin e ngjyrës (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar dizajnin e ri për aeroplanin e ri presidencial i njohur si “Air Force One”, duke i prezantuar disa fotografi në Zyrën Ovale. Sipas tij do të ndryshojë ngjyra e tij e cila aplikohet nëfluturake që nga koha e Kennedy.  

Në aeroplanin aktual presidencial që e shfrytëzon presidenti Trump, dominon ngjyra e kaltër – ngjyra e Demokratëve dhe pikërisht për këtë Trump ka urdhëruar që në aeroplanin e ri të dominoj paksa më shumë e kuqja, transmeton Telegrafi.


Si rezultat i kërkesës së tij, aeroplani presidencial do të ngjasojë me atë të aeroplanit privat të Trumpit, Boeing 757, që gjatë fushatës së vitit 2016 masa e quante “Trump Force One”.

“Kemi pasur zgjedhje të ndryshme”, ka deklaruar Trump për ABC News, duke shtuar se ka prezantuar dizajnin e konceptit të tij.

Dy aeroplanët Boeing 747 që do të kushtojnë 3.9 miliardë dollarë, do të zëvendësojnë aeroplanët aktual – por ata do të jenë të gatshëm për përdorim në vitin 2024, dhe ekzistojnë pak gjasa që Trump të mos mund të udhëtoj me ta nëse nuk rizgjidhet president i SHBA-ve.

“Këtë po e bëjë për presidentët tjerë, jo për veten”, ka shtuar Trump.

Aeroplani presidencial “Air Force One” kishte pësuar ndryshime gjatë administratës së presidentit John F. Kennedy, kur dizajneri Raymond Loeëy bashkoi forcat me Zonjën e Parë, Jackie Kennedy që ishin pro dominimit të ngjyrës së kaltër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori