LAJMI I FUNDIT:

“Mandati i Ivanovit përfundon në maj, pavarësisht censusit në raundin e dytë”

“Mandati i Ivanovit përfundon në maj, pavarësisht censusit në raundin e dytë”

“Pas përfundimit të mandatit të presidentit, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin. Kjo mund të ndodh vetëm nëse ka luftë ose gjendje të jashtëzakonshme në shtet, ndërsa kjo është procedurë për të cilën duhen dy të tretat e votave. Për këtë arsye qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm që të sigurohet censusi zgjedhore, që nuk është edhe aq i paarritshëm”.

Këtë e tha në një deklaratë për AIM, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski. Ai thekson se presidenti aktual i vendit Gjorge Ivanov, në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As Shën Jovani nuk mund ta kthejë Ivanovin në funksion. Nëse nuk arrihet censusi zgjedhor, kryetar shteti do të jetë kryetari i Kuvendit, por vetëm në kryerjen e detyrave që janë të patjetërsueshme të bëhen nga presidenti, deri në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri”, tha Ivanovski.


Ai tha se është e patjetërsueshme, edhe nga aspekti juridik, edhe politik dhe qytetar të arrihet censusi dhe të mbarojë procesi i zgjedhjes së kryetari të ri të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori