Ekspertët e telekomunikacionit dhe ata të fushës së ekonomisë, japin vlerësime të ndryshme rreth privatizimit të Telekomit të Kosovës. Ish-drejtori i PTK-së, Agron Dida vlerëson se menaxhimi jo i mirë, e ka sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit. Derisa, për Odën Ekonomike Amerikane thonë se privatizimi është mënyra më e mirë, që Telekomi të kthehet në një kompani profitabile.
Eksperti i telekomunikacionit dhe ish- udhëheqësi i Post-Telekomit të Kosovës, Agron Dida, vlerëson se menaxhimi jo i mirë dhe punësimi i njerëzve joprofesionistë, janë disa nga arsyet, që kanë ndikuar, që Telekomi i Kosovës të kërkojë shpëtim në procesin e privatizimit. Në një intervistë për RTK-në, Dida thotë se është dëshmuar, se menaxhimi i dobët, e ka sjellë këtë kompani, ku është tani. Sipas tij, pasojat e kësaj gjendjeje do t’i bartin punëtorët.
“Jo të gjithë. Unë dua me veçuar punëtorë që punojnë me zell, jam i bindur se janë diku rreth 1 mijë punëtorë që punojnë si duhet dhe e mbajnë krejt operacionet. Kusuri që kanë ardhë me të njofshëm, me intervenca, nuk është në rregull. Nuk mundet me funksionuar kështu. Askund në botë, asnjë ekonomi nuk mundet me mbështet kësi operacione. Në qoftëse privatizohet, ai ka mi marr vetëm ata punëtorë që kanë me punuar, të tjerët nuk i duhen”.
Por, Oda Ekonomike Amerikane ka mirëpritur vendimin e qeverisë për fillimin e procedurave për privatizimin e Telekomit të Kosovës. Drejtori Arian Zeka, vlerëson se kjo është mundësia e vetme për kthimin e Telekomit, në ndërmarrje profitabile.
“Duke e parë këtë si mundësinë e vetme në teknologji, në përmirësim të proceseve të punës, edhe kthimin e kësaj ndërmarrjeje, në ndërmarrje profitabile. Procesin si të tillë e kanë karakterizuar edhe disa paqartësi, siç është edhe paralajmërimi për një kredi të mundshme nga ndonjë institucion financiar ndërkombëtarë, në këtë rast nga BERZH-i, për ristrukturim të kësaj ndërmarrjeje”.
Ndryshe, qeveria e vendit, ka marrë vendim që t’i fillojë procedurat për privatizimin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Telekomi i Kosovës që nga viti 2015 është duke u ballafaquar me një krizë të thellë financiare dhe operative. Përgjatë tri viteve të fundit, humbjet financiare të kësaj ndërmarrjeje shkojnë nga 8 deri në 52 milionë euro në vit, ka thënë mistri Lluka. Ndërkohë zyrtarët thonë se deri më tani, janë katër kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interesimin e tyre, për Telekomin e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Zhbllokohet Trepça
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë