LAJMI I FUNDIT:

Sobotka: Duhen hapa të guximshëm, BE-ja shpërblen punën e vërtetë

Sobotka: Duhen hapa të guximshëm, BE-ja shpërblen punën e vërtetë

“Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, pasi është çështje që duhet të hapet sërish për t’u parë se cilat janë mundësitë dhe perspektiva e shtetit”.

Këtë sot mes tjerash e tha kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë Wolfgang Sobotka, para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.

“Maqedonia në periudhën e kaluar ka bërë hapa vendimtar drejt Bashkimit Evropian, së pari me marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa më pas me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. E shohim Maqedoninë që si vend kandidat, në fund të vitit 2019 të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Sobotka.


Ai tha se gjatë procesit të anëtarësimit është qartë se cilat kushte duhet të plotësohen.

Sobotka shtoi se kuvendet janë shtylla e demokracisë dhe detyrë e tyre është që të krijojnë politika dhe të kyçen në procesin e sjelljes së vendimeve.

Ai theksoi se Parlamenti i Austrisë nuk dëshiron të kufizojë bashkëpunimin me Maqedoninë vetëm përmes grupeve parlamentare.

Përndryshe, fjalimin e Sobotkas në Kuvend përkrah deputetëve e ndoqën edhe kryeministri Zoran Zaev, ministra si dhe kori diplomatik në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori