Në një intervistë për agjencinë Reuters, në suaza të Konferencës së guvernatorëve të bankave qendrore e mbajtur në Sarajevë, guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov tha se kriza e zgjatur politike i ka shkaktuar dëme serioze ekonomiksë së Maqedonisë dhe është rëndë të pritet rritje ekonomike brenda këtij viti, pas rënies që ndodhi në gjysmën e parë të vitit.
“Parashikimet tona në prill për rritje ekonomike prej 2.5 për qind duket se ishin tepër optimiste. Kriza politike shkaktoi rënie më të madhe nga ajo që ne parashikonim”, tha Bogov.
Ai më tej tha se duke pasur parasysh se në gjysmën e parë të këtij viti PBB e Maqedonisë ka shënuar rënie prej 0.9 për qind dhe shtoi se “do të isha i lumtur nëse këtë vit e përfundojmë me rritje pozitive ekonomike”.
“Nëse kemi stabilitet të plotë politik dhe politika ekonomike nga Qeveria e re, mund të presim që rritje ekonomike të kthehet në dinamikën që kishte para fillimit të krizës politike në vitin 2015”, vlerëson Bogov, duke shtuar se pret që Qeveria të vazhdojë me konsolidimin fiskal me qëllim të stabilizimit të deficitit buxhetor që vlerësohet në rreth 3 për qind këtë vit.
Gjatë vlerësimit të tij për normat e kamatës, Bogov thotë se nuk sheh nevojë për përshtatje të mëtejme të normës bazë të kamatës, e cila është në një minimun historik prej 3.25 për qind, por shton se me vëmendje do ta ndjekë gjendjen e sektorit të jashtëm dhe politikat fiskale gjatë viteve të ardhshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025