LAJMI I FUNDIT:

Viti 1939 dhe shqiptarë e Francës: Armiqtë e Zogut u bënë “zogistë” – për “inat” të armikut!

Viti 1939 dhe shqiptarë e Francës: Armiqtë e Zogut u bënë “zogistë” – për “inat” të armikut!

Gazeta franceze “Le Temps”, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen e dytë ka botuar telegramin e shqiptarëve që jetonin në Francë, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Patriotët shqiptarë, megjithëse asokohe ishin kundërshtarë të Ahmet Zogut, i kanë lënë mënjanë kontradiktat e tyre dhe janë vënë në dispozicionin e tij për të mbrojtur Atdheun. Për më shumë, dokumentin mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Njëqind shqiptarë që jetojnë në krahinën e Lionit, u mblodhën dje po në qytetin Lion. Ata kanë dërguar një delegat në Paris që të kërkojë një pasaportë kolektive, me qëllim për të shkuar në luftë. Emigrantët deri tani kundërshtarë të mbretit Zog, të cilët merrnin pjesë në mbledhje kundër tij, i kanë dërguar një telegram këtij sovrani për t’i thënë se ata janë në dispozicionin e tij për të mbrojtur Atdheun.


Shqiptarët e vendosur në departamentin e Loires i janë drejtuar z. Daladier, president i Këshillit, dhe ambasadorëve të Anglisë, Greqisë, Jugosllavisë, Shqipërisë, Rumanisë dhe Turqisë, nëpërmjet një telegrami si në vijim: ‘Anëtarët e kolonisë shqiptare të Loires protestojnë fuqishëm kundër sulmit të vendit të tyre nga fashistët e Musolinit. Ata sigurojnë bashkëkombësit e tyre për simpatinë që kanë ndaj Atdheut dhe zotohen për ta mbrojtur atë me të gjithë energjinë e tyre. Ata kërkojnë ndaj kombeve të lira dhe atyre që janë të interesuara ose të kërcënuara, gjatë një afati pak a shumë të shkurtër, nga vazhdimësia e këtyre akteve plaçkitëse dhe vrasëse të shpëtojnë kombin shqiptar. Rroftë populli shqiptar i lirë dhe krenar”, thuhet në shkrim. /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Kulture
FERRI E PARAJSA

FERRI E PARAJSA

Fjala+
Kalo në kategori