LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet mbledhja e premiumeve shëndetësore

Pezullohet mbledhja e premiumeve shëndetësore

Mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore, ishte paraparë që të fillojë nga data 1 korrik, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodh. Mbledhja e premiumeve do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha sot në mbledhjen e Qeverisë se pas shpërbërjes së Kuvendit dhe Qeverisë, janë krijuar barriera për mbledhjen e premiumeve, të cilat ishte paraparë të fillojmë më 1 korrik.

Ai propozoi që mbledhja e premiumeve të shtyhet deri në përgatitjet e parapara.


“Zhvillimet që pasuan me shpërndarje të Parlamentit pamundësuan amandamentimin e këtij ligji, me këtë krijuan dhe barriera të mëdha për procesin përgatitor, për fillimin e mbledhjes së premiumeve. Po ashtu për shkak të këtyre zhvillimeve, janë shënuar vonesa në disa nga aktivitetet tjera, që ndërlidhen me funksionalizimin e Fondit e sigurimeve shëndetësore. Të nderuar bazuar në gjendjen faktike dhe nevojën që këto aktivitete përgatitore të përfundohen, iu propozoj që mbledhja e premiumeve të shtyhet deri në përfundimin e përgatitjeve të parapara në planin e  veprimit”, tha Rrahmani.

Edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa tha se vendimi për mbledhjen e premiumeve të fillojë nga 1 korriku nuk ka mundur të zbatohet për shkak të shpërbërjes së Parlamentit.

Ai tha se datat për fillimin e mbledhjes së premiumeve t’i caktojë Qeveria e re.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori