Shpesh, karbohidratet shihen si gjëja e parë që duhet eliminuar. Por, Aisling Pigott, një eksperte britanike ushqimi, thotë se patatet, orizi, makaronat dhe buka kanë pak kalori dhe shumë vitamina, kështu që janë shumë të ushqyeshme.
“Karbohidratet shndërrohen në glukozë kur qarkullojnë në organizëm. Kjo glukozë “magazinohet” në muskuj dhe mëlçi si glikogjen, së bashku me ujin. Në fakt, kur në një dietë pa karbohidrate shihet menjëherë rënie në peshë, është humbje uji dhe jo një rënie në peshë e vërtetë e trupit”, shpjegon Pigott.
Ekspertja thotë se në përditshmërinë tonë duhet të ketë patjetër karbohidrate.
“Janë një burim shumë i rëndësishëm energjie. Energjia i duhet muskujve dhe i duhet gjithashtu trupit për funksionet bazike. Më e rëndësishmja, truri nuk punon dot pa energji. Trurit i duhet glukoza. Nëse nuk konsumojmë karbohidrate, trupi do të detyrohet të prodhojë vetë glukozë nga proteinat dhe yndyrnat. Ky proces na bën të ndihemi të lodhur, të na vijë për të vjellë dhe të kemi erë të keqe të gojës”, shton Pigott.
Ajo nënvizon se karbohidratet janë edhe një rregullator i oreksit. Sipas saj, njerëzit nuk e kontrollojnë dot oreksin pasditeve, për shkak se gjatë ditës i kanë mohuar vetes karbohidratet.
Por, Pigott jep edhe një këshillë: “Pavarësisht të mirave që sjellin, karbohidratet do ju shëndoshin nëse i hani në sasi të tepërta. Na japin energji dhe kjo gjë është shumë e mirë. Gjithsesi, energjia e tepërt e marrë dhe energjia e paktë e djegur do të çojë në shtim peshe. Çdo ushqim që hahet në sasi më të mëdha sesa është nevoja e trupit, ju shëndosh”, shpjegon Pigott.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A