LAJMI I FUNDIT:

Masat e kujdesit për lojë pa brenga dhe pa lëndime të fëmijëve

Masat e kujdesit për lojë pa brenga dhe pa lëndime të fëmijëve

Askund pa pajisje mbrojtëse: në biçikletë, skateboard, koloajzë ose rollera, helmeta ruan kokën, ndërsa nxehtësia nuk është gogol nëse pini mjaft ujë

Gati 70 për qind e lëndimeve në fushën e lojës janë pasojë e rënieve në sipërfaqet si betoni, asfalti, bari dhe gurët, paralajmërojnë ekspertët. Sipërfaqet më të sigurta për lojë janë të mbuluara me rërë, zhavorr të imët ose tallash druri, ndërsa nëse merrni mbrojtëse të gomës për ushtrime, mund të parandaloni lëndimet.

Nëse jeni me prindërit tjerë, merruni vesh që çdo 20 minuta t’i ruani fëmijët me ndërrime. Nëse jeni të vetmit të rritur aty, kujdesuni vazhdimisht për ta.


brentwood-child-skateboard

Me mbrojtëse dhe helmetë nuk ka frikë nga rrotëzat

Gjatë vozitjes me skateboard ose rrollera të shpeshta janë lëndimet e kokës dhe thyerjet e eshtrave e sidomos nyjave. Në shumicën e rasteve ndodhin derisa fëmijët mësojnë t’i ngasin, kur i ngasin shumë shpejt ose derisa bëjnë “truqe”. Të domosdoshme janë helmeta, mbrojtëset për gjunjë dhe bërryla dhe për skateboard këpucët të cilat nuk rrëshqasin.

Nxehtësia nuk është aq problem nëse fëmijët pinë mjaft ujë

Qëndrimi shumë i gjatë në diell, djegiet, mund të shkaktojnë lodhje dhe dehidrim. Simptomat janë zbehtësia, marramendja, dhimbja e kokës, lodhja, të përzierat dhe të vjellat. Fëmijët deri në katër vjet janë veçanërisht të ndjeshëm në temperaturat e larta. Kini kujdes që fëmija të pijë mjaft ujë.

Lodrat më të sigurta, në park

Fëmijëve deri në pesë vjet u rekomandohen kolovitëset, të cilat janë të forcuara në mes me spirale të gjerë. Kjo parandalon që fëmija të përplaset me ulëse në tokë derisa tjetri ngjitet në ajër.

kids-bike-sizes-9963117

As në biçikletë pa helmetë

Në biçikletë lëndimet më serioze i shkaktojnë ndeshjet me automobila. Kini kujdes që fëmijët të mbajnë helmetë. Fëmijët më të vegjël se dhjetë vjet nuk duhet të vozisin biçikletë në rrugë.

Edhe bizhuteria mund të jetë e rrezikshme

Qaforet dhe shiritat e fanellave mund të ngatërrohen në tobogan dhe të shkaktojnë lëndime, prandaj për lojën në park rekomandohet të shmangen.

Përcillni çdo lëvizje të fëmijëve

Rreth 40 për qind të lëndimeve në park shkaktohen për shkak të mungesës së mbikëqyrjes, madje mjafton një moment moskujdesi dhe të ndodhë ajo që nuk e dëshiron askush. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Kalo në kategori