LAJMI I FUNDIT:

83% e njerëzve do të vuajnë nga ndonjë çrregullim mendor para moshës 38 vjeçare

83% e njerëzve do të vuajnë nga ndonjë çrregullim mendor para moshës 38 vjeçare

Sëmundjet mendore keqkuptohen nga publiku. Kur dikush vuan nga shqetësimi klinikal apo depresioni, një pjesë dërrmuese e publikut mendon se personat e prekur thjesht mund ta kalojnë atë sëmundje.

Por, përpiquni t’ua thoni këtë gjë 350 milionë njerëzve përgjatë botës që vuajnë nga depresioni, apo 800,000 njerëzve që kryejnë vrasje çdo vit si pasojë e mungesës së trajtimit, transmeton Telegrafi.


Një studim i ri, i kryer nga Universiteti Duke, thekson se sa e pazakonshme është të mos përjetoni ndonjë çrregullim mendor pa i mbushur 38 vjet. Nga 988 pjesëmarrësit e këtij studimi, vetëm 171 nga ta kishin treguar se asnjëherë nuk kanë vuajtur nga shqetësimi, depresioni apo sëmundje tjera mes moshës 11 dhe 38 vjet.

Kjo do të thotë se deri të arrini moshën 38 vjeçare, duke supozuar se gjithçka do të jetë njëjtë, ju mund t’i përkitni 83 përqindëshit të njerëzve që vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore.

Nga këta 83 për qind, thuajse gjysma e pjesëmarrësve kishin thënë se kanë përjetuar ndonjë çrregullim mendor si problemet me kujtesë afatshkurtër etj. Ndërsa tjerët kanë treguar se kanë përjetuar çrregullime kronike mendore, si depresioni afatgjatë, çrregullimi bipolar etj.

Vlen të ceket se deri vonë është besuar që rritja në një familje të pasur, shëndeti i mirë fizik dhe nivelet e larta të inteligjencës kanë qenë indikatorë të një shëndeti të mirë mendor, studimi nuk e pohon këtë. Përkundrazi, studimi tregon se njerëzit të cilët rrallëherë kishin shprehur emocione negative, kishin pasur jetë të shëndetshme sociale etj., kishin qenë më të prirë të vuajnë nga sëmundjet mendore – e kjo duke filluar nga një moshë e re. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori