80% e sulmeve të zemrës mund të shmangen duke i bërë këto pesë gjëra të lehta

Sipas American Heart Association, sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në SHBA.
Sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për vdekjen e një të tretës të popullatës në të gjithë globin.
Sëmundjet e ndryshme të zemrës kanë marrë jetën e 17 milionë personave vetëm vitin e kaluar.
Shkaktarët dhe shenjat e sëmundjeve të zemrës
Sulmi në zemër ndodh kur një apo më shumë nga arteriet koronare bllokohen. Gjatë kohës, arteria koronare mund të ngushtohet nga ndërtimi i substancave të ndryshme, përfshirë kolesterolin. Kjo sëmundje e njohur si arteria koronare i shkakton më së shpeshti sulmet në zemër, transmeton Telegrafi.
Shkaktar tjetër i sulmeve në zemër është spazma e arteries koronare që e ndalon rrjedhjen e gjakut në pjesët e muskujve të zemrës. Pirja e duhanit apo drogave të ndryshme si kokaina, mund të shkaktoj spazma që e vënë në rrezik jetën.
Pesë ndryshimet në stil të jetës që mund të ndalojnë 80% të sulmeve në zemër
Një studim i bërë në Institutin Karolinska ka zbuluar se nëse i bëni shprehi gjërat e shënuara poshtë, mund të parandaloni sulmin në zemër.
– Dieta e shëndetshme
– Mos pini duhan
– Konsumimi modest i alkoolit
– Perimetër i shëndetshëm i belit
– Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është çelësi
Aktiviteti fizik nuk është metodë sekondare, por primare për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Një studim ka zbuluar se efektet fizike kanë jashtëzakonisht efekt të mirë në shëndetin e zemrës.
Ushtrimet e përmirësojnë metabolizmin, zvogëlojnë pezmatimet dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik, transmeton Telegrafi.
Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimi i shëndetshëm është një ndër gjërat më të rëndësishme që mund t’i bëni për t’ju shmangur sulmit në zemër.
Ushqimet që kanë përqindje të lartë të fibrave, pak yndyrë dhe përmbajnë nivel adekuat të vitaminave dhe mineraleve mund ta bëjnë tërë trupin më të shëndetshëm, përfshirë edhe zemrën.
Shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit
Një hulumtim ka zbuluar se personat që e kishin limituar konsumimin e alkoolit kishin përjetuar më së shumti përfitime shëndetësore në zemër.
Alkooli i tepërt e rrit shtypjen e gjakut dhe nivelet e triglicerideve, e gjithashtu shton kalori, që shkaktojnë mbipeshën.
Në anën tjetër, duhani e rrit dukshëm rrezikun për hipertension, sulm në zemër, çrregullime vaskulare etj.
Këshilla për një zemër të shëndetshme:
– Aktiviteti fizik është çelësi, provoni të ecni apo të vraponi të paktën për 30 minuta në ditë
– Shmangni pirjen e çdo llojit të duhanit
– Hani ushqim organik si pemë, perime etj.
– Shmangni yndyrat, sheqerin e proceduar etj.
– Shtoni në dietën tuaj ushqimet si avokado, arrat etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët