LAJMI I FUNDIT:

Më 8 mars “Marshojmë s’festojmë”, kundër patriarkatit që vret

Më 8 mars “Marshojmë s’festojmë”, kundër patriarkatit që vret

Në 14 qytete të Kosovës, në objektet e disa prej institucioneve publike, për disa ditë do të vendosen çarçafë me thirrje kundër patriarkatit. Në ditën e gruas, 8 marsi do të shënohet në këtë formë, si shenj pakënaqësie për trajtimin e gruas dhe me temë kryesore vrasjen e grave.

Aktivistja e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, Liridona Sijarina tregon se temë kryesore këtë vit do të jetë vrasja e grave duke bërë thirrje në 14 komuna për vetëdijesim të popullatës.


“Sot jemi mbledh që të zhvillojmë punën për realizimin e njërës prej aksioneve që i kemi paraparë për 8 mars në shenjë për ditën e gruas. Ne tradicionalisht organizojmë marshin e 8 marsit, sivjet me shfrytëzua këtë mundësi, apo këtë momentum që jemi për të zhvilluar disa aktivitete tjera. Çfarë kemi paraparë ne për këtë vit është që të organizojmë aktivitete simbolike me çarçafë të mëdha që do të vendosen në institucione publike që do t’i kenë disa thirrje kryesore rreth vrasjes së grave”, thotë ajo.

Kolektivi i “Marshojmë s’festojmë”, ka filluar sot aktivitetet me ngjyrosjen e çarçafëve me thirrjet që do të vendosen në institucionet publike.

Sijarina thotë se thirrjet kryesore do të jenë kundër patriarkatit, për çka tha se konsiderojnë se gratë vriten si pasojë e shtypjes institucionale.

“Thirrjet e tjera do të jenë që e luftojnë patriarkatin. Kemi thirrje të ngjashme si ‘Poshtë patriarkati’, ‘Patriarkati vret’ edhe disa thirrje që do ti drejtohen ekskluzivisht institucioneve në formën sikur ‘Edhe sa jetë të humbura’, që tregon shqetësimet tonë që ne e kemi që jetët e grave nuk janë të rëndësishme për institucionet që me i marrë seriozisht sigurinë dhe jetën e grave”, shton ajo.

Tutje, ajo tregon se janë mbi 50 aktivistë të cilët po punojnë në këto aktivitete, në disa lokacione. Ajo shpreh shqetësimin se gratë në Kosovë nuk po trajtohen dinjitetshëm dhe se situata e tyre është pa progres të dukshëm. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori