LAJMI I FUNDIT:

65 punëtorë me kontratë mbi vepër në Komunën e Malishevës

65 punëtorë me kontratë mbi vepër në Komunën e Malishevës

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2018 Komuna e Malishevës kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave. Sipas auditorit, prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy herë brenda vitit, pra në njëfarë forme këto kontrata vetëm ishin vazhduar.

Plot shkelje ka identifikuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Komunën e Malishevës për vitin 2018.


Sipas auditorit, gjatë vitit Komuna kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy herë brenda vitit, pra në njëfarë forme këto kontrata vetëm ishin vazhduar. /Telegrafi/