50 raste të reja me kollën e keqe, gjithsej 399 raste në Maqedoni
50 raste të reja me kollë e keqe janë raportuar në periudhën nga 29 marsi deri në ditën e djeshme, me një rënie prej 21.9 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica prej tyre janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 34, ndërsa raste janë raportuar edhe në Manastir – shtatë, Tetovë – pesë dhe nga një në Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli, njofton sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP)
Mosha e pacientëve të prekur nga kolla e keqe varion nga një muaj deri në 52 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri në katër vjeç. Nga 50 rastet e reja, nëntë janë shtruar në spital.
Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, theksojnë nga ISHP, 16 persona janë të vaksinuar plotësisht, gjashtë janë të vaksinuar sipas moshës dhe 28 persona janë të pavaksinuar plotësisht, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi.
“Deri më 4 prill, në vend janë regjistruar gjithsej 399 raste me kollë e keqe, me një incidencë prej 21.7/100 mijë banorë. Kjo paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar – 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.
Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 317 ose 79,7 për qind, duke mbuluar gjashtëmbëdhjetë komuna të ndryshme.
Për sa i përket shpërndarjes së moshës, personat e prekur janë nga një muaj deri në 78 vjeç. Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 197 persona janë meshkuj, dhe 202 janë femra, raporti meshkuj-femra është 1:1.03”, njoftojnë nga ISHP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?