LAJMI I FUNDIT:

50 për qind e punëtorëve të Facebookut do të punojnë nga shtëpia gjatë dekadës së ardhshme

50 për qind e punëtorëve të Facebookut do të punojnë nga shtëpia gjatë dekadës së ardhshme

Punëtorët e Facebookut do të punojnë nga shtëpia të paktën deri në fund të këtij viti.

Kompania ka ndryshuar planet për t’i sjellë ata në zyra për shkak të shqetësimeve në rritje për variantin Delta të COVID-19.


Rrjeti sociale kishte thënë se në muajin shtator do të hapte zyrat në 50 për qind të kapacitetit, por tashmë ky plan ka ndryshuar.

Facebook pushtoi titujt e lajmeve në fillim të vitit 2020 duke u bërë ndër kompanitë e para që mbyllën zyrat dhe nisi punën në distancë. Kompania tha se për t’u rikthyer punëtorët duhet të jenë të vaksinuar ndaj COVID-19.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg është shprehur se 50 për qind e fuqisë punëtore të kompanisë do të punojë nga shtëpi në 10 vitet e ardhshme. /Telegrafi/