LAJMI I FUNDIT:

50 milionë USD iranian fals, tentojnë të futen në bankat shqiptare

50 milionë USD iranian fals, tentojnë të futen në bankat shqiptare

Rreth 50 milion USD te prodhuara ne Iran dhe obligacione mashtruese të firmave të huaja me vlerë afro 100 milion USD qarkullojnë aktualisht në Shqiperi. Lajmi bëhet i ditur nga investiguesit e shërbimeve të posaçme, të cilët megjithë hetimin prej kohësh, kanë arritur vetëm rezultate sporadike.

Ekonomistët e pavarur shpjegojnë se ekzistenca e kësaj vlere mashtruese, me siguri, kërkon të përfitojë nga situata e krizës ekonomie për tu qarkulluar në banka. Këto të fundit, në nevojë të ngutshme për likuiditete në kesh nëse kanë punësuar njerëz jo të besueshëm, mund të bëhen objekt i tregtarëve të parasë mashtruese.

Nga ana tjetër, investiguesit e policisë kanë të dhëna të rezervuara se USD iranian, me vlerë për 50 milion, është futur kohët e fundit nga Europa, kryesisht nga Zvicra me tregtarët kosovarë. Mendohet se Shqipëria nuk është i vetmi vend ku ka përfunduar shuma e falseve. Edhe në vendet e rajonit është futur sasi madhe USD false. Vlera e tyre, sipas të njëjtave burimeve, shumëfishohet.

Dollari fals iranian është më i thjeshtë për tu dalluar me sy për shkak të ngjyrës më të gjelbër se dollari i zakonshëm amerikan. Specialistët shpjegojnë se makineritë e kanë më të vështirë për ta kapur monedhën e falsifikuar, pasi elementët që i janë vendosur asaj, janë pothuajse të njëjta me atë të dollarit amerikan.


Përsa i përket obligacioneve me vlerë, por mashtruese, investiguesit tregojnë se u përkasin firmave të shumë viteve më parë, kryesisht atyre amerikane. Ato janë futur nëpërmjet tregtarëve në vendin tonë, po me qellim për të qarkulluar nëpër banka.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori