LAJMI I FUNDIT:

50 cent provizion për dorëzimin e kuponëve në Postë

50 cent provizion për dorëzimin e  kuponëve  në Postë

Nga dita e premte qytetarët të cilët kanë mbledhur kuponët fiskal për rimbursim në ATK, për dorëzimin e tyre do të duhet të paguajnë 50 cent provizion për secilën pliko që dorëzohet.

Ndonëse në marrëveshjen që Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë me Postën dhe Telekomin e Kosovës nuk thuhet se qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë 50 cent për këtë shërbim që deri tani ka qenë pa pagesë, transmeton Gazeta Fjala.


Edhe pse kjo marrëveshje është bërë në dijeni të ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Një qytetar është ankuar se kur ka bërë dorëzimin e kuponëve fiskalë i është kërkuar një shumë prej 50 centësh.

“Kur sot dorëzova kuponët fiskalë për tremujorin e parë të këtij viti, më la përshtypje se në fund më thanë që duhet të paguaj nga 50 cent provizion për secilën pliko. Në rastin tim mi kërkoi 2 euro”, tha dorëzuesi i plikove”.

Sipas tij kjo është padrejtësi kundrejt qytetarëve.

“Në kushtet kur s’ka transparencë dhe gjërat kamuflohen me qëllim, kjo marrëveshje merr epitetin marrëveshje e HAJNISË ndaj qytetarëve”, ka shkruar ky qytetar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Fjala.

Kujtojmë që në tre-mujorin e kaluar në ATK janë dorëzuar pliko me vlerë në mbi 69 mijë euro.

E me këtë marrëveshje qytetarëve që dorëzojnë pliko u merren mbi 34.500 euro provizion për një tremujor. Duke e llogaritur këtu edhe 1 euro minimum provizion që i marrin nga bankat me qëllim të rimbusimit të mjeteve.

Qytetarëve në fund kur marrin shumën nga kuponët e mbledhur u ndalet 1 euro nga banka, që i bie se atyre 1.50 u shkon dëme nga një pliko me kuponë të dorëzuar në ATK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori