5 arsyet pse duhet ta shihni Wonder Woman në Cineplexx (Foto)

Wonder Woman, një film superheronjësh nga DC, është duke i mahnitur kritikët e filmit anë e mbarë botës.
Filmi i cili do të shfaqet me 1 Qershor në Cineplexx, thuhet të jetë filmi më i mirë i bazuar nga novelat grafike, jo vetëm të universit të DC por edhe të MARVEL.
Sipas rezultateve në Rotten Tomatoes, Wonder Woman ka marrë vlerësimin 96%, duke i kaluar kështu filmat e famshëm me superheronjë si "The Avengers 92%”, "Iron Man 94” dhe Guardians of the Galaxy 91%”.
Filmi është i bazuar nga novelat grafike. Diana, Princesha e Themyscira (ose Diana Prince, siç njihet nga njerëzit e thjeshtë) u shfaq fillimisht në faqet e All Star Comics # 8 në 1941, krijuar nga shkrimtari William Moulton Marston dhe artisti Harry G. Peter. Çdo gjë që ju e dini për luftëtaren Amazoniane - trikoja, rrathët e saj të pashkatërrueshëm, Litari i së Vërtetës - mbeten të paprekura rreth 75 vjet më vonë, siç mbesin edhe shumë nga gjërat që ndoshta nuk i dini. (Ajo është një gjysmëperëndish e cila është krijuar nga nëna e saj, Mbretëresha Hippolyta, të cilën e solli në jetë zoti grek Zeus.)
Nuk duhet t’i shikoni filmat tjerë nga DC për ta kuptuar Wonder Woman.
Pjesa më e madhe e këtij filmi zhvillohet gjatë Luftës së Parë Botërore, gati 100 vjet përpara ngjarjeve të Batman VS Superman. Vetëm skena e parë, e paraqitur në ditët e sotme, kërkon një kontekst: Është nje sekuencë me Dawn of Justice ku Bruce Wayne (Batman) dhe Diana i prezantojnë anëtarët e ardhshëm të Justice League (film i cili do të shfaqet në Nëntor të këtijviti).
"Unë jam bartësja e pishtarit të Wonder Woman, dhe tani po e përcjell atë te Gal Gadot dhe Patty. Ne të trija ndajmë diçka të veçantë, i cili është ky karakter. Carter më vonë e komentoi filmin si "i mrekullueshëm".
Ky fakt e bën filmin edhe më të veçantë. Filmi i fundit i fokusuar tek një superheroinë ishte Elektra në vitin 2005. (Për referencë, kjo ishte para se të fillonte Marvel Universe – tani janë 15 filma nga marvel). Gjithashtu, vetëm një film i novelave grafike u drejtua nga një femër. Ai ishte Punisher, në vitin 2008. Wonder Woman është gjithashtu projekti i parë i udhëhequr nga femrat me një buxhet prej mbi 100 milionë dollarë dhe me gjasë do të bëhet filmi më i suksesshëm superhero.
Oraret e filmave mund t’i gjeni në klikuar KËTU.





























































