LAJMI I FUNDIT:

5 arsye pse të studiosh biznes në Mbretëri të Bashkuar!

5 arsye pse të studiosh biznes në Mbretëri të Bashkuar!

Biznesi është njëri ndër drejtimet më të kërkuara e të rinjve nga e gjithë bota. Për këtë arsye, ky drejtim ofrohet nga pothuajse të gjitha universitetet e botës. Gjithsesi, Mbretëria e Bashkuar konsiderohet si njëri ndër vendet më kualitative për të studiuar këtë lëmi dhe Wiseword Kosova, si agjension i specializuar për studime jashtë vendit, është këtu për të ju treguar pse.

1. Mbretëria e Bashkuar është qendër globale biznesi – Ajo konsiderohet si shtëpi e njërit ndër qyteteve më të zhvilluara financiare – Londrës. Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar njihet si vendi i shtatë më i mirë për të filluar një biznes pas studimeve dhe ofron qindra mundësi për zhvillim profesional.

2. Kualifikoheni me diplomë biznesi të njohur në gjithë botën – Sistemi i edukimit në Mbretëri të Bashkuar konsiderohet si njëri ndër më të suksesshmit. Pas studimeve, ju do të pajiseni me një diplomë e cila do ju hap rrugën për t’u zhvilluar jo vetëm brenda kufijve britanez, por në cilindo vend të botës.

3. Krijoni lidhje të forta biznesore – Disa nga personat më të fuqishëm në fushën e biznesit, vijnë pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar. Duke studiuar në cilindo universitet britanez, do i lejoni vetes të rrjetizoni mendime, ide dhe partneritete me shumë persona të cilët ndajnë vizionet e njejta me ju.

4. Module të përshtatshme me interesat tuaja – Llojllojshmëria e moduleve në programet e studimit të drejtimit të biznesit në Mbretëri të Bashkuar, do të mund të gjeni çfarëdo lloj moduli i cili i përshtatet interesave të juaja afatgjate.

5. Do të keni mundësi të praktikave në bizneset më të suksesshme ndërkombëtare – Disa nga programet e universiteteve britaneze dhurojnë edhe mundësi praktikash në shumë biznese ndërkombëtare të suksesshme ku do të mund të zhvilloheni profesionalisht.

Për t’u bërë pjesë e një trupi studentor ndërkombëtar në fushën e biznesit në Mbretëri të Bashkuar, krejt çka duhet të bëni është të kontaktoni Wiseword Kosova dhe nisni rrugëtimin tuaj!


Be wise, choose Wise

Kontaktoni në:

Tel: +383 48 44 12 44
Email: info@wisekosova.com

Artikull i sponzorizuar