Vitet e fundit teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si studiojmë dhe smartphone-t janë kthyer në një mjet të domosdoshëm për të gjithë studentët. Zgjedhja e një smartphone të mirë si Samsung Galaxy S21 FE 5G apo seria Samsung Galaxy A (Galaxy A33 & A53 5G) e prezantuar së fundmi, në kombinim me aplikacionin e duhur mund ta bëjë jetën studentore më të lehtë, më të sigurt dhe më argëtuese. Më poshtë ju sugjerojmë listën e 5 aplikacioneve më të mira për studentët që do e kthejnë smartphone-n në shokun më të mirë të studimit.
Vetëm pak vite më parë, nxënësit dhe studentët kopjonin me kujdes informacionet ose shënimet nga tabela në fletore. Me zhvillimin e smartphone-ve dhe projektorëve gjithnjë në përmirësim është shumë më e lehtë të fotografoni shënimet, të cilat më vonë mund t’i transferoni në kompjuter dhe t’i ndani me të tjerët. Aplikacioni Office Lens i Microsoft i lejon përdoruesit të fotografojnë dokumente të printuara, tabelën ose Power Point Slides dhe t’i kthejnë ato në tekst. Me tre kamerat e shkëlqyera të Samsung Galaxy S21 FE 5G, nuk ka dyshim se fotot do të jenë me cilësi të lartë. Fotot mund të realizohen me kamerën e fuqishme të përparme 32 MP, kamerë me kënd të gjerë ose lentet me zmadhim deri në 30 herë.
Aplikacioni Dragon Dictation është një zgjidhje për të gjithë ata që e humbasin shpejt përqendrimin dhe nuk e kanë të lehtë të ndjekin leksione të gjata plot informacione. Thjesht aktivizoni recording në smartphone-n tuaj dhe në fund aplikacioni do ta transkriptojë automatikisht regjistrimin audio në tekst digjital. Më pas mund ta ruani lehtësisht tekstin në një dokument.
Citimi i duhur i burimeve të informacionit është një pjesë kyçe e shkrimit të çdo punimi akademik ose kërkimor. Përpilimi i një liste burimesh shpesh mund të jetë pjesa më e lodhshme. I gjithë informacioni duhet të jetë uniform, i formatuar siç duhet dhe në përputhje me stilin e përshkruar të referencave. Aplikacioni RefME ju lejon të fotografoni barkodin në kopertinën e librit dhe të krijojnë automatikisht një referencë në stilin e dëshiruar, pavarësisht nëse është MLA, APA, Chicago apo ndonjë format tjetër.
Planifikimi është shumë i rëndësishëm për studentët. myHomework Student Planner është një planifikues digjital me ndihmën e të cilit mund të ndiqni orarin e të gjitha leksioneve, detyrave, provimeve dhe projekteve. Smartphone-t e rinj Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G, falë baterisë të fuqishme 5000 mAh dhe opsionit të karikimit super të shpejtë 25 W i ofron përdoruesve mundësinë që ta përdorin këtë aplikacion gjatë gjithë ditës. Dhe të jemi realistë, sado të dobishëm janë smartphone-t për të mësuar, ne i përdorim edhe për shumë gjëra të tjera, ndaj është e rëndësishme që bateria të mos na zhgënjejë pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë.
Google Drive është një nga aplikacionet më të mira për studentët, i cili ofron një sërë opsionesh që ju lejojnë të ruani, shpërndani dhe menaxhoni materialet. Me aftësinë për të redaktuar një dokument direkt në Google Drive dhe opsionin e ruajtjes automatike, eleminohet rreziku i humbjes së dokumentave apo punës tuaj. Gjithashtu, Google Drive ofron opsionin e përdorimit „offline“ dhe aftësinë për të redaktuar së bashku dokumente në grup, gjë që sigurisht është e dobishme për projektet. Google Drive është i aksesueshëm jo vetëm në kompjuter por edhe në smartphone. Me një performancë të lartë, S21 FE vjen i pajisur me procesorin më të fundit, super të shpejtë të aplikacioneve të Galaxy – i njëjti procesor i fuqishëm i përdorur në serinë S21.
Një smartphone i mirë është më se i mjaftueshëm për të zotëruar me sukses të gjitha detyrat e studentëve. Galaxy S21 FE 5G i ri është një zgjedhje e shkëlqyer për këdo që dëshiron një pajisje tërheqëse me performancë të fuqishme. Me blerjen e Samsung Galaxy S21 FE nga data 21.03 deri më 15.05.2022 ju merrni dhuratë një Galaxy Watch4 44mm në ngjyrë të zezë. Për më shumë informacion rreth këtij promocioni, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/move-and-grab-the-gift/
Ndërsa, smartphone-t Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G duke nisur nga kamerat, dizajni, performanca e fuqishme si dhe shumë opsione të tjera të shkëlqyera, kombinojnë gjithçka që duam nga smartphone-i ynë – me një çmim të arsyeshëm. Me blerjen e një Galaxy A53 5G në periudhën prej 01.04.2022 deri më 15.05.2022 do të merrni si dhuratë kufjet Galaxy Buds Live. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/galaxy-a53-5g-promotion/. Gjithashtu, do të përfitoni edhe gjashtë muaj përdorim të shërbimit OneDrive, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Ju mund të sinkronizoni galerinë tuaj me OneDrive dhe shijoni memorien 100 GB.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania