LAJMI I FUNDIT:

45.5 milionë franga investime për të ftuar turistët

45.5 milionë franga investime për të ftuar turistët

Organizata “Schweiz Tourismus” ka investuar rreth 45.5 milionë franga për fushatën verore të turizmit të këtij viti. Ndër të tjera janë investuar 700 oferta turistike dhe për platforma të reja online.

Buxheti prej 45.5 milionë frangash për fushatën verore të këtij viti është shumë më i ulët se i vitit të kaluar që ishte 57 milionë franga.


Verën e kaluar ka pasur një rënie të lehtë të numrit të mysafirëve. Numri i turistëve nga Kina ka rënë ndjeshëm për shkak të futjes së vizës biometrike Shengen. Përveç kësaj, mysafirët kinezë shmangën Evropën për shkak të sulmeve terroriste. /Telegrafi/